Lokale
Halimi kërkon fond për Luginën
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur një delegacion të lartë nga Lugina e Preshevës të kryesuar nga kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimi.
Me këtë rast, kryetari Haziri, në prag të mbajtjes së mbledhjes së përbashkët të dy qeverive u ka bërë ftesë Qeverisë së Tiranës dhe Prishtinës, që të merren më shumë me Rezolutën e Kuvendit të Kosovës dhe të merren, po ashtu, me garantimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës.
Haziri, ka thënë se këtë të mos e bëjnë vetëm për pro forma, sepse, siç ka thënë ai, një Kosovë e vogël është e pazgjidhur.
“Kjo Kosovë e vogël, sipas tij, ka përfaqësues politik dhe kjo Kosovë e vogël nuk mund të sakrifikohet për agjendë propagandistike për nevoja ditore", ka thënë Haziri, transmeton KP.
Sipas tij, 100 mijë shqiptarë atje kanë nevojë për mbështetje politike buxhetore dhe, mbi të gjitha, kanë nevojë t'u largohet diskriminimi që ju bëhet.
Ndërsa, Riza Halimi, ka thënë se është nevojë urgjente të krijohet një fond për zhvillim ekonomik për shqiptarët e Luginës./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!