PVD shënoi 25 vjetorin, i bashkëngjiten anëtarë të rinj (Foto & Video)
Lokale

PVD shënoi 25 vjetorin, i bashkëngjiten anëtarë të rinj (Foto & Video)

12.Sep.2015 21:40
0
Në sallën e shtëpisë së kulturës "Abdulla Krahnica" në Preshevë, të shtunën është shënuar 25 vjetori i themelimit të subjektit të parë politik shqiptar në Luginë të Preshevës, Partisë për Veprim Demokratik.

Në sallën e mbushur me qytetarë, para simpatizantë të këtij subjekti, me fjalën përshëndetëse u paraqit kryetari i PVD-së Riza Halimi si dhe zëvendësi i tij Shaip Kamberi.

Dy përfaqësuesit e kësaj partie, njëherit deputet në Kuvendin e Serbisë, shpalosën të arriturat e PVD-së si dhe përgatitjet që janë duke u bërë në njësitë lokale për mbajtjen e zgjedhjeve brenda partiake.

Riza Halimi falënderoi anëtarët e këtij subjekti politik, aktivistët të cilët kanë ndihmuar një çerek shekulli që ky subjekt politik të jetë vendimtare për të gjitha rrjedhat politike në rajon.

Ai kritikoi subjektet të cilat sipas tij po bëjnë përçarje, duke theksuar ate në komunë të Medvegjës.

Halimi bëri thirrje për inkuadrim të gjithëve qytetarëve në zgjedhjet brenda partiake që pritet të përfundojnë deri në fund të muajit shtator.

Nga ana tjetër Kamberi theksoi rëndësinë që PVD ka pasur në angazhimin dhe ruajtjen e të drejtave të shqiptarëve, bazuar në pavarësinë e vendimeve politike.

Ai nënvizoi se subjekti i parë shqiptarë është i vetmi që grumbullon shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës të cilët në krye kanë një mekanizëm që merr vendime.

Kamberi theksoi se në asnjë rast Kryetari apo Kryesitë duke filluar nga themelimi e deri më sot, nuk kanë dashur e as kanë tentuar që për hir të votave të lira ta fusin në aventura politike popullatën e Luginës së Preshevës.

Në këtë manifestim të 25 të funksionimit të Partisë për Veprim Demokratik në mënyrë solemne është bërë ndarje e librezave për anëtarët e rinj. /Titulli.com/

VIDEO

 

 

Votimi i Asociacionin, ja çka thanë liderët institucional (Foto & Video)
Gjuriq kundërshton ashpër Asociacionin në Luginë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration