Volebeak nesër në Bujanoc
Lokale

Volebeak nesër në Bujanoc

29.Jan.2013 10:04
0
Knut Volebeak, Komisari i Lartë i OSBE-së për pakica nacionale nesër në Bujanoc do të takohet me përfaqësuesit politikë shqiptarë të Luginës, dhe jo sot siç kanë paralajmëruar disa media. Siç ka konfirmuar Titulli, Volebeak në zyrën e misionit të OSBE-së në Bujanoc do të bisedojë me liderët e gjashtë subjekteve politike shqiptare, kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) dhe të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇMB-së. Takimi do të zhvillohet gjatë ditës së nesërme dhe jo sot siç kanë njoftuar disa media serbe, ndërsa të njëjtin informacion e kanë transmetuar edhe mediat elektronike që veprojnë në Kosovë. Gjatë takimit të liderëve shqiptarë më Komesarin e Lartë të OSBE-së për pakica nacionale do të bisedohet për situatën e krijuar pas heqjes së lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë dhe vendosjes së monumentit për njësinë elite të xhandarmërisë, në mes të fshatrave shqiptare të Komunës së Bujanocit, Lluçan dhe Dobrosin. Në takim do të bisedohet edhe për të gjitha problemet që shqetësojnë shqiptarët që jetojnë në Luginë./Titulli.com/
Këshilli organizativë ju fton në protestë
Ky është monumentit i xhandarmërisë në Lluçan (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration