Lokale
Këshilli organizativë ju fton në protestë
Shqiptarët e Luginës ftohen të marrin pjesë në protestën gjithëpopullore që do të mbahet të premten me fillim nga ora 13h
“Ftohen të gjithë qytetarët e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës që të marrin pjesë në protestën gjithëpopullore kundër memorialit të Xhandarmerisë serbe në fshatin Lluçan”, thuhet në ftesën e këshillit organizativë.
Protesta organizohet nga të gjitha subjektet politike shqiptare si dhe Këshilli Kombëtar Shqiptar dhe Këshilli për të Drejtat e Njeriu, ndërsa do të mbahet në qendër të qytetit të Bujanocit të premten (1 shkurt) duke filluar nga 13:00, transmeton Titulli.
“Bashkë kundër memorialit të Xhandarmerisë serbe në Lluçan, bashkë që të heqim simbolin i cili cenon integritetin dhe dinjitetin e shqiptarëve në Luginë të Preshevës”, do të jetë motoja e kësaj proteste.
Në njoftimin e këshillit organizativ thuhet se “Serbia goditi shqiptarët më 20 janar me heqjen e lapidarit të dëshmorëve ne Preshevë dhe se ajo po vazhdon të na godas me memorialin e xhandarmerisë në Lluçan”.
Ftesa për protestë përfundon me fjalinë “Ti themi jo Serbisë, sepse shqiptarët janë në trojet e veta”./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!