Lokale
Ky është monumentit i xhandarmërisë në Lluçan (foto)
Fotografi të reja nga monumenti i xhandarmërisë në Komunën e Bujanocit, saktësisht në mes të fshatrave Lluçan dhe Dobrosin të kësaj komune
Shoqata “Vatra” me seli në Gjilan ka siguruar fotografi të monumentit të xhandarmërisë të ngritur në mes të fshatrave shqiptare të komunës së Bujanocit.
Kjo shoqatë përmes postës elektronike i ka dërguar fotot të cilat për herë të parë publiku ka mundësi ti shoh nga afër.
Në tekstin bashkangjitur fotografive “Vatra” thotë se ky është një provokim i rëndë ndaj shqiptarëve dhe një fyerje e ndjenjave të shqiptarëve, të familjeve të dëshmorëve, të luftëtarëve të lirisë të cilët luftuan e dhanë gjakun për lirinë e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit.
“Ky lapidar, njëherit është edhe një provokim i radhës për shqiptarët që janë duke jetuar atje, sepse me këtë, ata dëshirojnë të bëjnë presion e të frikësojnë popullin shqiptar që të shpërngulet sa më parë nga trojet e veta”, thuhet ndër të tjera në ragimin e “Vatrës”./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!