Viti 2013, i mbrapshtë për shqiptarët e Luginës
Vështrime

Viti 2013, i mbrapshtë për shqiptarët e Luginës

16.Dec.2013 11:13
0
Poqese bëjmë rekapitulimin në këtë fundvit për sukseset, gabimet dhe dështimet politike të Luginës së Preshevës, atëherë “bilanci politik” sigurisht se do të na del një rezultat katastrofal, i shkaktuar nga dështime, teke, huqe e skandale të shumta. Lapidari si manipulim për mospërfshierje në Dialogun e Brukselit nehat-hyseniShkruan: Nehat Hyseni; Sa duket, viti ’13, që u cilësua si vit “ters”, për shkak të numrit  13 si “baksëz”, në Luginë qysh në ditët e para të fillimvitit, filloi me situatë të tensionuar politike reth Lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së, që ishte vendosur para ndërtesës së Kuvendit të Komunës në Preshevë, të cilin xhandarmeria serbe e hoqi në mënyrë spektakulare, në orët e herëshme të mëngjezit të së dieles së 20 janarit. Ky Lapidar ishte vendosur pa siguruar lejen adekuate dhe, mjerisht,  dyshojmë  se ishte  pjesë e lojës së pasinqertë politike të kryetarit të komunës së Preshevës, z.Ragmi Mustafa, i cili kërcnohej se poqese hiqet nga Qeveria e Serbisë, ai “do të jipte dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha funksionet” dhe se pozita qverisëse e klomunës “do t’indërpriste e të gjitha raportet me Serbinë”! Kurse, “komandantët” e UÇPMB-së premtonin “mbrojtje me luftë”. Por, na doli se të gjitha këto kishin qenë premtime të pasinqerta dhe joserioze, ose siç thotë populli donin ta “trembnin harushën me shoshë”. Ndodhi ajo që askush nuk mund ta besonte: premtimet boshe të kryetarit të komunës dhe partisë së tij, duke mos dhënë fare dorëheqjet e premtuara publikisht në RTV “Koha” të Kosovës, si dhe “komandantët” i kishte zënë gjumi dhe askush nga ata as “lavrën e minit” nuk e bëri për mbrojtjen apo vendosjen e kujdestarisë pranë Lapidarit. Shikuar nga ngjarjet e mëpastajme, Lapidari na del si punë shumë e dyshimtë, me qëllim të shmangjes së vëmendjes së opinionit shqiptar nga bisedimet Kosovë-Serbi në Bruksel, midis kryeministrit Thaçi dhe Daçiqit, me ndërmjetësimin e Komisioneres së lartë të Këshillit të BE-së, Baroneshës Catherine Ashton, që ishin para finalizimit. Ky qëllim u arritë plotësisht. Pra, Lugina e Preshevës nuk u përmend fare në tavolinën e bisedimeve, në asnjë takim, apo raund bisedimesh në Bruksel dhe nuk u përfshi në Marrëveshjen e nënshkruar më 19 prill 2013 nga Kryeministrat Thaçi e Daçiq dhe nga Baronesha Catherine Ashton. Se kjo gjë nuk ishte e rastit dhe e paplanifikuar mirë e mirë edhe nga disa politikanë shqiptarë të Luginës, në koordinim implicit me Qeverinë e Serbisë dhe me kryeministrin Daçiq, na dëshmoi reagimi i ashpër i Ragmi Mustafës kundër propozimit të zëvendëskryeministrit të Kosovës, z. Hajredin Kuçi për formimin e Asociacionit të komunave shqiptare në Serbi, si pandan dhe kundërpërgjigje e shqiptarve të Luginës ndaj propozimit të Serbisë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Antiinstitucionalizmi si sfidë Natyrisht se këto veprime politike kishin histori më të gjatë, meqë vepronin me vendosmëri dhe vullnet të paparë kundër çdo forme të institucionalizimit të faktorit shqiptar në Serbi si faktor unik. Kështu ata vepruan kundër formimit të Këshillit Nacional të Shqiptarve në vitin 2010, duke bërë luftë të egër dhe të pa kompromis, e herë-herë edhe të të tmerrëshme. Fatmirësisht, ata u mundën nga vota shumicë e popullit në zgjedhjet e 6 majit 2010. Por, ata nuk pushuan kurrë në veprimet e tyre diverzive kundër këtij institucioni të vetëm të shqiptarve në Serbi., duke u ndihmuar edhe nga shumë politikanë destruktivë dhe antishqiptarë të Serbisë. Të dërmuar nga ndërskamcat dhe konfliktet midis vetit, lider(ucat) politikë të Luginës, të mbështetur për muri nga veprimet e xhandarmerisë serbe me rastin e heqjes së Lapidarit, mbajtën mbledhjen e Këshilltarëve shqiptarë të kuvendit komunal të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, si institucion joformal, duke anashkaluar tërësisht Këshillin Nacional si institucion i njohur nga ndërkombëtarët dhe nga Qeveria e Serbisë. Duhet theksuar se në atë mbledhje nuk u miratua Platforma e përbashkët e veprimit të shqiptarve të Luginës, por u miratua një material i  pasistemuar profesionalisht, që ishte konfuz dhe nuk jepte një pasqyrë të thuktë të gjendjes dhe masave e aktiviteteve që do të propozoheshin për tejkalimin e saj. Ishte një përshkrim i gjërë dhe i pa fokusuar, si dhe metodologjikisht i papranueshëm. Pra, u hartua sa për “sy e faqe”, pa i adresuar problemet, dukuritë dhe bartësit e aktiviteteve, si dhe institucionet që duhej njoftuar. Shpërfillja kapriçioze dhe e kobëshme e KNSH-së Është e pafalshme sjellja mospërfillëse edhe e partive politike, që nuk këmbëngulën domosdoshmërisht k që ky institucion të jet bartës i aktiteteve kombëtare për shqiptarët e Luginës. Ata e arsyetuan këtë si “lëshim pe” dhe si kompromis, me qëllim të krijimit të unitetit veprues të faktorit politik shqiptarë në Luginë, duke hequr kështu dorë nga përfshierja e KNSH në këtë proces. Ky është gabim i pafalshëm, meqë i kontribuoi defaktorizimit të shqiptarve në Serbi, si dhe mospërfshierjes së tyre në Dialogun e Brukselit, meqë KNSH paraqet të vetmin institucion unik të shqiptarve të Luginës të pranuar nga institucionet ndërkombëtare dhe nga Qeveria e Serbisë, si dhe nga Prishtina dhe Tirana zyrtare. Por, mjerisht, ky institucion kombëtar nuk pranohet nga partite politike shqiptare që udhëheqin aktualisht komunën e Preshevës, si dhe nga ata të komunë komunës së Bujanocit! Humbja e kredibilitetit politik Nuk duhet të harrojmë faktin se Kryeministri i Kosovës shfryu mllef të paparë kundër disa liderëve poltik të Luginës, të cilët ishin të pasinqertë dhe jepnin deklarata e premtime të mëdha për dorëheqje nga të gjitha postet politike poqese hiqet Lapidari, kurse nuk mbajtën premtimet. Edhe shqiptarët e Luginës ishin të zhgënjyer me këta liderë të pamoralshëm, që gënjyen opinionin pa fije turpi e morali njerëzorë e kombëtar. Autoriteti i liderëve shqiptarë të Luginës, e sidomnos e atyre që jepnin premtime megalomane i shtoi në mënyrë drastike kolonat e shpërnguljes së shqiuptarve të kësaj ane, duke i lënë bosh trojet dhe pasuritë e tyre stërgjyshore. Dështimi i pafalshëm historik Lugina e Preshevës në vitin 2013 e humbi në mënyrë të kobëshme dhe të paktrhyeshme shansin historik për t’u përfshirë në Dialoguin e Brukselit, ku do të trajtohej sipas parimit të reciprocitetit me serbët e Kosovës, edhepse të gjitha partite politike shqiptare ishin deklaruar për këtë parim. Madje, të gjithë e potenconin këtë në çdo public dhe në çdo deklaratë politike  lidhur me statusin e Luginës dhe atë të serbëve të Kosovës. Akoma ka mbetur si enigma e pashpjegueshme dhe e paqartë fakti se si veprohej në “dy binarë” nga disa parti politike shqiuptare të Luginës, të cilat ishin në koordinim të përkryer, madje edhe të sinkronizuar me Daçiqin lidhur me ndarjen e Kosovës, duke vepruar kështu kundër Tiranës dhe Prishtinës zyrtare, si dhe kundër BE-së dhe miqëve tanë ndërkombëtarë., duke u bërë kështu më “katolikë se Papa” me “radikalizmin” e dyshimtë të tyre. Ndërprerja e dialogut të (pa)filluar Moskoordinimi i faktrorit politik të Luginës kishte krijuar situatë tragjikomike, duke u renditur si një ekipë futbolli të gjithë lider(ucat), që i ngjanin një orkestri të çakorduar, që prodhonte një kakofoni politike skajshmërisht të dezorientuar në hapsirë dhe kohë. Natyrisht, s’kishte si të jet ndryshe edhe rezultati. Gjendja e shqiptarve të Luginës  është më e keqe se kurrë më parë. Komuna e Preshevës kthehet në situatën e vitit 1947. Pa gjykata dhe pa “nam e nishan” të kompetencave që i kishte dikur pushteti lokal në Preshevë dhe Bujanoc. Kurse garniturat udhëheqëse e pushtetit lokal as që e prishin tymin. Ata janë pasuruar nga politika dhe tenderomania e zhvatja e papërgjegjëshme e parasë publike, ku Serbia nuk u përzihet fare. Përkundrazi, ua ka lënë në duar “sovranitetin” e plotë në këtë drejtim. Tani krijohet përshtypja se kemi një fije dinjiteti e morali politik, meqë, më në fund u vendos që t’i thuhet  Stop! Dialogut, të cilin, sinqerisht, unë nuk e kam vërejtur se ka filluar fare! Përveç disa takimeve dhe fotografimeve me Daçiqin dhe Vuçiqin, nga të cilët nuk  u mor vesh kurrë se çka është konkluduar, përpos “cakarritjeve” dhe “heroizmave” të ndonjerit prej tyre për “çështje morali” të ministres Çitaku. Pra, shqiptarët e Luginës as që janë të përgatitur seriozisht për Dialog të mirëfilltë me Serbinë, meqë u mungon koordinimi dhe bashkëpunimi i mirëfilltë dhe i sinqertë me Tiranën dhe Prishtinën zyrtare, si dhe me faktorin ndërkombëtarë. Disa prej tyre komunën e shikojnë si mjet zhvatjeje, kurse veprimin politik si mënyrë pasurimi dhe mbrojtjeje të interesave të firmave që janë sponzoruese të tyre. Analiza e sukseseve dhe dështimeve politike të Luginës nuk do të ishte e plotë poqese nuk do t’i përfshinim veprimet e pasinqerta dhe manipulative të Qeverisë së Kosovës dhe Kryeministrit Hashim Thaçi që tradhëtinë e tij ndaj Luginës për mospërfshierjen, bile edhe mospërmendjen fare të Luginës në Dialogun e Brukselit, që nuk do t’ia falë historia, u mundua ta “mbulojë” me vizitën e ministrit të arsimit, të mbetur në tentativë, si dhe me vizitën e realizuar të ministres Çitaku dhe teksteve shkollore që ajo i dhuroi, pa siguruar kurrëfarë leje paraprake. Prandaj edhe fundi ishte i pritur. Shija e hidhur e këtij veprimi të Qeverisë së Kosovës krijohej edhe nga fakti se ky veprim u bë gjatë fushatës zgjedhore, duke llogaritur në votën e shqiptarve të Luginës sidomos në Gjilan dhe Prishtinë. Urojmë që në vitin 2014 të mos na përsëriten gabimet e vitit 2013. Sepse, nuk do të na falë historia!  
Analizë e Spektrit Info: 800.000 euro të hedhura në baltë
Analizë e Spektrit Info: Buxheti i presioneve dhe frikës elektorale
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration