Veteranët në kujtim të 14-të vjetorit të daljes së UÇPMB-së
Lokale

Veteranët në kujtim të 14-të vjetorit të daljes së UÇPMB-së

23.Jan.2014 20:28
0
[caption id="attachment_28860" align="alignleft" width="300"]Kryetari i OVL-së në Bujanoc, Edmond Isufi Kryetari i OVL-së në Bujanoc, Edmond Isufi[/caption] Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së në Bujanoc njofton opinionin mbarë kombëtarë se të dielën më datë 26.01.2014 do të shënojë 14 vjetorin e daljes në skenë të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Me këtë rast Organizata e Veteranëve të Luftës (OVL) së UÇPMB-së me seli në Bujanoc do të organizojë një sërë vizitash, duke filluar me homazhet tek varri i dëshmorit Besim Faiku në Tërnoc me fillim në orën 12, ndërsa një orë më pas në fshatin Dobrosin do të përkujtohet dalja në skenë për herë të parë e UÇPMB-së. Pas homazheve që do t’i bëhen dëshmorëve, dhe me rastin e 14 vjetorit të daljes në skenë të UÇPMB-së, në sallën e vogël të shtëpisë së kulturës në Bujanoc, me fillim në orën 15h do të shtrohet një koktej për të pranishmit. OVL e UÇPMB-së me këtë rast përmes njoftimit fton qytetarët që të marrin pjesë në këtë Akademi përkujtimore, thuhet në fund të kumtesës së nënshkruar nga kryetari i OVL-së Edmond Isufi./Titulli.com/
Presheva asnjë dinarë për Këshillin Kombëtar Shqiptar
Arifi: S’ka më si në 2013-tën, duhet plan dhe vizion (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration