Lokale
Presheva asnjë dinarë për Këshillin Kombëtar Shqiptar
[caption id="attachment_50799" align="alignleft" width="300"] Galip Beqiri, kryetar i KKSH-së[/caption]
Kryetari i Këshillit Kombëtar (KKSH) të shqiptarëve në Serbi Galip Beqiri tha sot se komuna e Preshevës bojkoton këtë Këshillë duke i vështirësuar dukshëm punën e saj.
Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve (KKSH) në vit 2013 nga buxheti i komunës së Bujanocit ka marr 400.000 dinarë, nga komuna e Medvegjës 300.000 dinarë, ndërsa komuna e Preshevës nga buxheti nuk ka ndarë asgjë, ka thënë Beqiri për agjencinë Beta.
Sipas fjalëve tij, një qëndrim i tillë i komunës së Preshevës vështirëson punën e KKSH-së e cila në të kaluarën ka punuar me mjete mizërie, meqë nga buxheti republikan ka marr pesë milion dinarë më pak për shkak të bojkotit të regjistrimit të fundit nga ana e shqiptarëve në Preshevë si dhe Bujanoc.
“Mjetet në Këshill janë lejuar në bazë të numrit të banorëve të viti 2002, derisa të mos kryhet regjistrimi i ri” tha Beqiri./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!