Arifi: S’ka më si në 2013-tën, duhet plan dhe vizion (foto)
Lokale

Arifi: S’ka më si në 2013-tën, duhet plan dhe vizion (foto)

23.Jan.2014 15:18
0
Në sallën e vogël të shtëpisë së kulturës në Bujanoc sot është mbajtur një takim me qëllim aftësimin e udhëheqësve të ndërmarrjeve dhe institucioneve publike për të përfituar fonde nga Bashkimi Evropian. Në këtë mbledhje që u hap nga kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifit fillimisht të pranishmit u informuan rreth realizimit të buxhetit për vitin e kaluar dhe planifikimet për vitin 2014. Arifi-takimi-3 Mirëpo, që në fillim Arifi ishte i prerë, nuk ka më udhëheqje të ndërmarrjeve dhe institucioneve sipas mënyrës së vitit 2013-të. Ai kërkoi që këtë vit metoda e punës në ndërmarrje dhe shkolla të ndryshojë rrënjësisht, me një vizion të qartë dhe jo pa plan afatgjatë, raporton Titulli. Përveç kësaj, në takim me drejtorët e shkollave, të ndërmarrjeve publike, me Drejtoratin për Financa e zyrën për Zhvillim Ekonomik Lokal, u prezantua edhe mënyra e aplikimit të përfaqësuesve të këtyre ndërmarrjeve për të thithur fondet nga BE. Fazile Azemoviq, koordinatore në Zyrën për Zhvillim Ekonomik Lokal në mënyrë të detajuar sqaroi mënyrën e aplikimit në këto fonde. Arifi-takimi-2 Sipas Azemoviq, institucionet e interesuara së pari duhet të paraqesin personelin për ta trajnuar në mënyrë që të përpilojnë projektet, dhe sipas saj, afati i fundit për paraqitje është më 27 janar të këtij viti, derisa trajnimi është falas. Trajnimi i kandidatëve të paraqitur do të zgjasë rreth tetë muaj duke filluar që nga 1 shkurti. Zyra për Zhvillim Ekonomik Lokal, përveç sqarimeve që sot paraqiti përmes video projektorit, tha se është e hapur për çdo sqarim shtesë edhe në zyrën e saj në ndërtesën e administratës komunale./Titulli.com/
Veteranët në kujtim të 14-të vjetorit të daljes së UÇPMB-së
Halimi: Bashkësia ndërkombëtare po i mbyll sytë ndaj diskriminimit në Luginë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration