Vetëqeverisja lokale nuk e ndihmon, Beni në Madrid pa ndihmën e komunës shkon (video)
Lokale

Vetëqeverisja lokale nuk e ndihmon, Beni në Madrid pa ndihmën e komunës shkon (video)

01.Jun.2014 14:42
0
Talenti romë nga Bujanoci është provuar në Estudiantes në kryeqytetin e Spanjës -Madrid, mirëpo kërkesës së tij për ta ndihmuar në këtë udhëtim, komuna e Bujanocit i është përgjigjur negativisht. Nga buxheti i komunës së Bujanocit financohen klube të ndryshme, për fat të keq në mesin e tyre edhe klube të cilat nuk e meritojnë një përkrahje të tillë. Në rastin kur ndihma është më se e arsyeshme si tek talenti Bernard Morina, ndihma nuk ekziston, mirëpo edhe përskaj kësaj gjenden njerëz të vullnetit të mirë që ndihmojnë këta talent . Rastit të Benit, siç njihet ndër shokë, iu ka përkushtuar edhe televizioni kombëtar Prva, në emisionin Exploziv. Rahman Morina, babai i Bernardit thotë se fëmijët i ka edukuar dhe se si qëllim të parë në jetë i ka thënë se duhet të kenë arsimin. Ai, një shitës në tregun Vranjës, e ka pikasur talentin e djalit të tij, mirëpo nuk e kishte menduar se ai një ditë do të kërkohej nga klubi i basketbollit siç është  Estudiantes. 12 vjeçari Bernard Morina, një talent i rrallë, pjesë e klubit basketbollistik “Play 017” gjatë një ndeshje miqësore me klubin nga Kumanova e Maqedonisë “Pink Panter”, ra në sy të Bojan Zlatkovskog, për të cilin ky ishte një zbulim i vërtetë. “Beni është i lindur në vitin 2001, ka një teknike të shkëlqyeshme, predispozicioni për vitet e tij është në kulm”, u shpreh Zlatkovski, zbulues i talenteve në basket, transmeton Titulli. “Bojan Zlatkovski më ka parë duke luajtur ndeshjen miqësore me kumanovarët dhe kështu ai ka vërejtur talentin tim”, tha Bernardi. Në fillim dëshira e vogëlushit nga Bujanocit ishte të luante futboll, mirëpo vëllau i tij më i madh e regjistroi në klubin e basketbollit. Pas ndeshjeve të shkëlqyeshme të zhvilluara në basket dhe regjistrimeve të bëra në ndeshjet ku gjysma e pikëve shënoheshin nga Beni, për habi të të  gjithëve vije edhe ftesa nga Estudiantes nga Spanja. Mirëpo, për këtë udhëtim drejt Madridit familja nuk kishte mjete, ndërsa as klubi nuk mund ta ndihmonte. Në skenë doli një sipërmarrës nga Bujanoci që do të mbulonte harxhimet e Bernardit. “Kur mora informacionin se nevojitet ndihmë materiale për këtë udhëtim duke marrë parasysh se komuna jonë nuk ka “veshë” për gjëra të tilla për shkak të disa çështjeve politike, atëherë unë kisha disa të holla me të cilat ndihmova klubin dhe Benin që të shkojnë deri në Spanjë”, u shpreh sipërmarrësi , Nebojsha Aleksandrov. “Shpresoj se shumë shpejt ai do të nënshkruaj një kontratë disavjeçare me klubin nga Spanja dhe kështu Beni do të fitojë mjete për 5-10 vite duke ndihmuar edhe familjen pasi ata kanë kushte të vështira për të jetuar përmes shitjeve në treg. Shpresoj se Beni do ta shpëtoj familjen e tij dhe kështu të hap rrugën për shumë të rinj që këtu jetojnë në kushte të vështira”, tha Nenad Stajiq, kryetar i klubit “Play 017”. Rëndësinë dhe potencialin e klubit për fat të keq ende nuk e njeh vetëqeverisja lokale. Në buxhetin e komunës së Bujanocit për këtë klub, thjeshtë nuk ka mjete. Ministria e Sportit dhe Rinisë janë të njohur me problemin e financimit të klubeve në vetëqeverisjen lokale, por edhe fajtorin kryesor, mungesën e kriterijumeve të qarta për ndarjen e mjeteve. “I kemi dorëzuar një udhëzues i cili i shërben pikërisht kryetarëve të komunave se si do të duhet të zbatojnë procedurën për ndarjen e mjeteve, ashtu siç edhe ne veprojmë, në bazë të kriteriumeve të qarta. Kështu do të kishte mjaft para për të gjithë ata që meritojnë një mbështetje të tillë financiare”, theksoi Dragan Atanasov, ndihmës ministër për sport dhe rini. Se kur vetëqeverisja lokale do të shohë rëndësinë e këtij kolektivi sportiv mbetet të shihet, derisa rëndësinë dhe talentin e Bernard Morinës tashmë e kanë vërejtur të tjerët./Titulli.com/
Promovohet libri “Kur lulëzoi pritja” e autores Diniela Lera – Vehbiu
Prishja e konkursit “rrezikon” koalicionin qeverisës, tronditje edhe brenda PD-së
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration