“Vëllazërimi” nga Bujanoci, pjesë e udhëtimit studimor të Ballkanit
Lokale

“Vëllazërimi” nga Bujanoci, pjesë e udhëtimit studimor të Ballkanit

12.Jul.2013 12:04
0
Organizata Kulturore Humanitare “Vëllazërimi” nga Bujanoci mori pjesë në turneun ballkanik me një grup prej 55 vetave nga Turqia. Ky udhëtim studimor  filloi nga Rumania, Bulgaria, ndërsa përfaqësuesi i “Vëllazërimit” iu bashkëngjit këtij grupi në qytetin e Nishit duke vazhduar pastaj drejt Beogradit, Srebrenicës, Mostarit, Sarajevës ku edhe është zhvilluar një takim me udhëheqësin e Universitetit Ndërkombëtarë të Sarajevës. Ibrahim Rrustemi, kryetar i “Vëllazërimit” njëherit edhe i vetmi shqiptar në këtë turne është shprehur për Titullin se gërshetimi i kulturave të ndryshme ballkanike na ndihmon të përcaktojmë mënyrën e veprimit tonë dhe se ishte kënaqësi të kalosh një javë rrugëtim me vëllezërit dhe motrat nga Turqia. Rrustemi gjatë qëndrimit në Universitetin Ndërkombëtare të Sarajevës dhe bisedës që kishte me udhëheqësit e këtij institucioni akademik kishte marrë përkrahjen për t’i dalë në ndihmë gjithë atyre nxënësve nga Lugina që dëshirojnë të studiojnë në këtë universitet. Pas realizimit të vizitave të ndryshme në Bosnje, rrugëtimi vazhdoi drejt vendeve shqiptare në Mal të Zi pastaj në Kosovë duke filluar në fshatin Sushicë-Istog, vendlindjen e shkrimtarit më të madh shqiptar Mehmet Akif Ersoj i cili shkroi himnin kombëtar të Turqisë së sotme. Pas një përjetimi të rrallë emocional të grupit për vendlindjen e emblemës së himnit turk, rrugëtimi vazhdoi drejt Prekazit, Prizrenit, Kukësit, Durrësit, Beratit, Ohrit dhe Selanikut. “Ambienti gjatë turneut ishte i freskët dhe vëllazëror dhe nuk kishte mundësi të ndjehesh i distancuar nga të tjerët. Unë konsideroj se “Vëllazërimi” tani e disa vite po luan rolin e ambasadorit të Luginës, ku në çdo takim jashtë hapësirës shqiptare po prezanton gjendjen kulturore, ekonomike dhe të përgjithshme të komunave Bujanoc, Preshevë e Medvegjë”, deklaroi  Ibrahim Rrustemi. Organizator i turneut  ballkanik ishte Organizata e Mësuesve dhe Profesorëve me seli në Stamboll të Turqisë. “Vëllazërimi” është një organizatë kulturore dhe humanitare që angazhohet të promovojë kulturën e këtij rajoni në vendet e ndryshme të Turqisë dhe njëkohësisht të krijoj lidhje vëllazërore me organizata simotra në Turqi, ku dihet se një numër i madh i shqiptarëve jetojnë në këtë shtet./Titulli.com/ [caption id="attachment_79989" align="aligncenter" width="640"]Prekaz- Duke perkthyer  historinë e familjes Jashari Prekaz- Duke perkthyer historinë e familjes Jashari[/caption] [caption id="attachment_79990" align="aligncenter" width="640"]Sarajeva- varri i Ali Izetbegovic Sarajeva- varri i Ali Izetbegovic[/caption] [caption id="attachment_79988" align="aligncenter" width="640"]Prizren Prizren[/caption] [caption id="attachment_79985" align="aligncenter" width="640"]Srebrenicë- Pran lumit Drina Srebrenicë- Pran lumit Drina[/caption]        
Baza “JUG” në Bujanoc, qendër e NATO-së në vitin 2017
Ushtria Amerikane së shpejti në Bujanoc për të pajisur bazën “Jug”
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration