Lokale
Ushtria Amerikane së shpejti në Bujanoc për të pajisur bazën “Jug”
Nië delegacion i Departamentit të shtetit dhe ushtrisë së SHBA-së, e cila drejtohej nga Michael Smith, nga iniciativa Globale për operacione paqeruajtëse, ka vizituar Komandën e ushtrisë tokësore në Nish dhe bazën “Jug” në Bujanoc.
Në takimin me përfaqësuesit e Ushtrisë së Serbisë është biseduar në lidhje me aktivitetet për implementimin e projektit “Jug” dhe planet për zhvillimin e mëtutjeshëm, shkruan portali B92.
Në plan është pajisja e poligoneve të çitjes, blerja e simuluesve, imituesve dhe ndërtimi i objekteve infrastrukturore.
Vlen theksuar se baza “Jug” që gjendet në malin e Cepotinit jo larg qytetit të Bujanocit, është hapur më 23 nëntor të vitit 2009. Ky kompleksë ka një sipërfaqe prej 35 hektarëve me 66 objekte, prej të cilave 44 objekte janë ndërtim shumëkatësh, me një sipërfaqe të përgjithshme prej 22 mijë metra katrorë.
Siç njofton Titulli, kjo bazë ofron kushte për të jetuar për rreth njëmijë ushtarë dhe policë, hapësira për akomodim të pajisjeve speciale dhe mjeteve teknike, me të cilat rritet gatishmëria luftarake e kësaj njësie e cila ka detyra specifike në hapësirat e zonës së sigurisë.
Baza “Jug” në Cepotin ka filluar të ndërtohet në vitin 2003, ndërsa punimet kanë zgjatur 6 vite. Për ndërtimin e këtij kompleksi janë investuar 1 miliardë e 740 milionë dinarë, që janë siguruar nga Ministria e Mbrojtjes së Serbisë dhe planin Nacional për investim./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!