Baza “JUG” në Bujanoc, qendër e NATO-së në vitin 2017
Lokale

Baza “JUG” në Bujanoc, qendër e NATO-së në vitin 2017

12.Jul.2013 13:54
0
Delegacioni prej 10 zyrtarësh nga ambasada e SHBA-së, departamenti i shtetit amerikanë dhe përfaqësues të ushtrisë, kanë qëndruar sot dhe në Bujanoc, të cilët kanë zhvilluar një takim me kryetarin e komunës, Nagip Arifin dhe atë të kuvendit komunal Jonuz Musliun. Në këto dy takime, kryetari i komunës dhe ai i kuvendit duke i sqaruar mbi situatën në komunë janë njoftuar nga Michael Smith mbi aktivitetet që do të i bëjnë në bazën “Jug”  në Cepotin të Bujanocit. Pas Bujanoci delegacioni i SHBA-ve ka vazhduar vizitën edhe në komunën e Preshevës dhe kanë zhvilluar një takim me Ragmi Mustafën, kryetar i komunës së Preshevës. Një delegacion i Departamentit të shtetit dhe ushtrisë së SHBA-së, e cila drejtohej nga Michael Smith, nga iniciativa Globale për operacione paqeruajtëse, kanë sot vizituar edhe Bujanocin, ku i ka pritur në takim kryetari i komunës Nagip Arifi, të cilët mbledhjen prej 40 minutash kanë diskutuar mbi situatën, politike, ekonomike dhe atë të sigurisë në komunën e Bujanocit. Baza Jug në Cepotin të Bujanocit, në të ardhmen do të jetë njëra ndër bazat kryesore në vend dhe rajonin për trajnimin e ushtarëve të vendeve të rajonit dhe kjo do të ndodh në vitin 2015, kurse në vitin 2017 do të jenë ushtritë e NATO-së. Kështu është njoftuar kryetari Arifi i cili pas takimit për media duke sqaruar aktivitet e tyre ai ka faleminderuar shtetin amerikan për ndihmën e pareshtur që kanë dhënë për komunën, raporton Titulli. “Qëllimi i tyre është i mirë që të ruhet stabiliteti në rajon dhe jo qëllimi i cili ka qenë në fillim, i Bazës së Jugut siç është e dituar për ta ndaluar rastet terroriste siç ka thënë Serbia në atë kohë, por kjo do të jetë një bazë e NATO-së në vitin 2017 në këtë drejtim dhe do të hapet një forcë, për shtatë vende anëtare të NATO-së në të cilin do të jetë kryesorja sa i përket çështjes së mjekësisë dhe në ato pjesë do të marrë pjesë dhe Shqipëria me ushtarët e vetë në të ardhmen në këtë Bazë”, deklaroi Arifi. Ky delegacion më pastaj ka vazhduar në takim me kryetarin e kuvendit komunal Jonuz Musliu, ku ky u fundit është njoftuar me të njëjtat aktivitet të lartpërmendura. Ndërkaq Musliu ka njoftuar për problemet edhe para luftës, gjatë luftës dhe pas luftës e cila sipas tij nuk ka ecur ashtu siç është paraparë në marrëveshjen e “Konculit”. “Edhe ata u pajtuan se këto çështje nuk kanë ecur ashtu siç duhet dhe u zotuan që do të jenë sa më afër problemeve të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe do të mundohen të i zgjidhin bashkarish të këto probleme, krahas serbëve të Kosovës dhe Veriut të saj. Gjithashtu edhe qeverisë së Beogradit do të i bëjnë presion për zgjidhjen e problemeve, siç janë, gjuha, kultura, lëvizja e lirë, simbolet, doganat, zinxhiri policor, gjyqësia, për të gjitha këto probleme e gjithashtu edhe prezenca e xhandarmërisë dhe ushtrisë serbe”, tha Musliu. Pas takimi të dy kryetarët si Arifi dhe Musliu, kanë marrë dhurata nga ky delegacion, njëra është simboli i Ambasadës së SHBA-së në Beograd dhe tjetri simboli i Sektorit të Mbrojtjes nga SHBA-të. Në plan të parë siç ka raportuar B92 të këtij misioni është pajisja e poligoneve të qitjes, blerja e simuluesve, imituesve dhe ndërtimi i objekteve infrastrukturore./Titulli.com/ nagpi 1 nagipi- usa army nagipi-usa army

Jonuzi - mirnjohjje

[caption id="attachment_79996" align="aligncenter" width="800"]Jonuz Musliu me delegacioni nga ambasada, departamenti i shtetit  dhe përfaqësues të ushtrisë së   SHBA-së Jonuz Musliu me delegacioni nga ambasada, departamenti i shtetit dhe përfaqësues të ushtrisë së SHBA-së[/caption] Ragmi Mustafa  
Fillon ndërtimi i urës në Tërnoc (video)
“Vëllazërimi” nga Bujanoci, pjesë e udhëtimit studimor të Ballkanit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration