Serbët kërkojnë regjistrim të popullsisë në Luginë, në Bujanoc thonë se janë shumicë
Lokale

Serbët kërkojnë regjistrim të popullsisë në Luginë, në Bujanoc thonë se janë shumicë

12.Jul.2013 01:18
0
Shteti serb me vite nuk ka të dhënat mbi numrin e Shqiptarëve në tri komunat në jug, ndërsa shoqatat e serbëve theksojnë se në Bujanoc jetojnë për gjysmë më pak shqiptarë se sa thuhet. Një regjistrim i shpejt kërkohet për komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, kjo është kërkesa e parë e shoqatave të serbëve nga jugu i Serbisë, të cilët kërkojnë nga shteti që pas shumë dekadash të vërtetojë numrin e saktë të pakicës nacionale Shqiptare shkruan Novosti. Ata presin që shteti të bëjë edhe rregullimin e listave zgjedhore, të cilat, siç theksojnë ata, janë me emra të shumtë të falsifikuar si dhe të atyre qytetarëve që nuk ekzistojnë. Serbët nga Bujanoci theksojnë se me lojën me numrat e banorëve po zbatohet një politikë diskriminuese, me ç’rast në shtetin amë ata konsiderojnë se janë bërë qytetarë të dorës së dytë, shkruan kjo gazetë, citon Titulli. Përfaqësuesit e shoqatave që grumbullojnë këta serb të Bujanocit kategorikisht janë kundër vërtetimit të numrit të banorëve në jug të vendit me ndihmën e përqindjeve, ashtu siç është vepruar më herët. Ata theksojnë se numri i Shqiptarëve që jeton në Serbi është shumë më i vogël se sa paraqitet në publikë. “Informatat që ne kemi flasin se në komunë të Bujanocit jetojnë më pak se 12 mijë shqiptarë, që është për dyfish më pak se sa që është vërtetuar në regjistrimin e vitit 2002”, thotë i bindur Alleksandar Popoviq, nënkryetar i Këshillit Kombëtar Serb në Bujanoc. “Të dhënat që shteti i llogarit si zyrtare janë të falsifikuara dhe nuk paraqesin gjendjen reale. Ekzistojnë së paku dhjetëra  fshatra shqiptare banorë të së cilave janë vlerësuar në 3.500, ndërsa të cilat sot janë pothuajse plotësisht të zbrasta”. Popoviq thekson se momentalisht në Bujanoc askush nuk e dinë se sa qytetarë janë me të drejtë vote në këtë komunë. Keqpërdorimet me listat zgjedhore janë bërë me qëllim që qeverisja lokale në mënyrë komplete të jetë në duar të shqiptarëve. Bujanoci-28 nentori Hapi i dytë pas regjistrimit të banorëve do të duhej të ishte koordinimi i listave zgjedhore me gjendjen në terren. Në listë janë rreth 2 mijë emra të shqiptarëve të cilët nuk posedojnë numër personal dhe as që jetojnë në Serbi. Në mesin e votuesve janë edhe dhjetëra qytetarë me moshë mbi 100 vjeçare. Këta emra janë shënuar gjatë viteve 2001 dhe 2002, ku edhe pse numri i banorëve zvogëlohej, rritej ai i votuesve. "Thuajse gjithë qeverisja në Bujanoc dhe Preshevë është në duart e shqiptarëve", ka thënë kryetari i Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Bujanoc, Svetislav Velliçkoviq. "Në listat zgjedhore nuk punon asnjë serb. Shumica e investimeve dhe ndihmave nga shteti përfundojnë në fshatrat shqiptare, dhe vetëm ata punësohen në vetëqeverisje lokale dhe ndërmarrje publike. Andaj ne frikohemi se mund të vijë deri tek shpërngulja masive e banorëve serb", thotë Velliçkoviq. Momenti që më në fund të vërtetohej numri i pjesëtarëve të pakicës shqiptare në Serbi është lëshuar para dy viteve kur Shqiptarët bojkotuan regjistrimin e popullsisë. Kjo ka sjell deri te ajo që Bujanoci në dokumente të ketë 18.067 banorë, ndërsa Medvegja 7.438 qytetarë. Në komunën e Preshevës në të cilën jeton numri më i madh i pjesëtarëve të pakicës kombëtare shqiptare, janë numëruar gjithsejtë 3.080 banorë. Se edhe shteti është duke menduar rreth regjistrimit të ri, për Novostin këtë e ka vërtetuar kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Zoran Stankoviq. Ai ka thënë se rinumërimi është i mundshëm, mirëpo është e domosdoshme përgatitja, ndërsa njëherit është shumë herët  të thuhet ndonjë datë për mbajtjen e tyre. “Po, na presin bisedime të rëndësishme të liderëve shqiptar me kryeministrin Daçiq për shtatë pikat të cilat i ka aprovuar Qeveria në qershor të këtij viti”, shpjegon Stankoviq. “Në mesin e temave do të jetë edhe integrimi i Shqiptarëve në shoqërinë e Serbisë, mirëpo edhe respektimi i të drejtave dhe detyrimeve ligjore. Atëherë do të shqyrtohet edhe vërtetimi i numrit të Shqiptarëve, që nënkupton edhe vendimin mbi përsëritjen e regjistrimit. Stankoviq tha se do të kërkohet një zgjidhje adekuate në mënyrë që barra për përsëritjen e regjistrimit të popullsisë të mos bie mbi buxhetin e shtetit, pasi që para dy viteve Shqiptarët me vetëdije e kanë bojkotuar regjistrimin./Titulli.com/
Ushtria Amerikane së shpejti në Bujanoc për të pajisur bazën “Jug”
Rruga “sheh” Breznicën (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration