Lokale
Universiteti dhe emrat e rrugëve sjellin "Hagën" në Bujanoc
Këshilltari nga Haga William Romans, pranë zyrës së Komisarit të Lartë për Pakica Kombëtare të OSBE-së, ka qëndruar sot në Komunën e Bujanocit.
Në këtë takim u bisedua për situatën politike dhe të sigurisë të Luginës së Preshevës, ndërsa theks i veçantë iu kushtua hapjes së universitetit në këtë komunë, raporton Titulli.
Siç është mësuar jo zyrtarisht, gjatë takimit me kryetarin e Komunës së Bujanocit Nagip Arifi, këshilltari William Romans i ka dhënë mbështetje të plotë nikoqirit për realizimin e projektit për ndërtimin e objektit të universitetit në Bujanoc.
Gjatë takimit Arifi potencoi se objekti i universitetit i cili do të filloj të ndërtohet do t’i hapë dyert për studentët që nga viti i ardhshëm akademik.
Në Luginë është duke funksionuar Fakulteti Ekonomik i Suboticës, dega në Bujanoc.
Me ndërtimin e objektit të ri në kuadër të Universitetit që do të hapet, do të ketë edhe drejtime tjera të nevojshme për studentët e Luginës.
Ndërkaq, burime e Titullit konfirmuan se në këtë takim është biseduar edhe për ndryshimin e emrave të rrugëve të Komunës së Bujanocit./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!