Lokale
Kapen 13 kg marijuanë në Tabanoc
Autoritetet doganore të Maqedonisë në vendkalimin kufitar me Serbinë, Tabanoc, mbrëmë kanë ndaluar një shtetas shqiptar me 13 kilogramë drogë marihuanë.
Drejtori i Doganës, Vanço Kargov theksoi sot se droga u gjet në makinën e tipit Toyota Rav 4 me tabela shqiptare, transmeton ina.
“ Pas dyshimeve paraprake dhe kontrollit të detajuar të makinës, në pjesën e gomës rezervë si dhe në dyert e prapme është gjetur droga e paketuar në sasi më të vogla. Destinacioni final i drogës ka qenë Budapesti dhe tregu evropian”, theksoi drejtori Kargov.
Vlera e drogës së konfiskuar në tregun e zi evroperëndimor vlerësohet deri në 60 mijë euro.
Drejtori i Doganave të Maqedonisë theksoi se nga fillimi i vitit janë zbuluar 530 kilogram drogë në 13 raste nëpër pikat kufitare, përfshirë edhe pikën kufitare në Tabanoc, që lidhë Maqedoninë me Serbinë, përmes Preshevës./Titulli.com
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!