Musliu-Ahmeti: Ndryshimi i kufijve, domino efekt në Ballkan
Lokale

Musliu-Ahmeti: Ndryshimi i kufijve, domino efekt në Ballkan

10.Apr.2013 16:09
0
Situata e fundit në Luginën e Preshevës, negociatat midis Prishtinës dhe Beogradit si dhe zgjedhjet e fundit në Maqedoni kanë qenë temat e takimit të sotëm midis kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe kryetarit të Lëvizjes së Progresit Demokratik nga Bujanoci, Jonuz Musliu. Musliu uroi kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Maqedoni si dhe për fitoren e madhe të BDI në të dy rrethet zgjedhore. “Bashkëbiseduesit gjithashtu diskutuan edhe rreth situatës aktuale në Luginën e Preshevës, me theks të veçantë rreth të drejtave të komunitetit shqiptar në Serbi si dhe nevojës që shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe Serbët nga Kosova të paraqesin ura lidhëse midis dy vendeve. Ahmeti dhe Musliu shkëmbyen opinione rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë dhe në rajon duke u përqëndruar në bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit, me ndërmjetësimin e komunitetit ndërkombëtar”, thekson komunikata e publikuar pas takimit. Dy bashkëbiseduesit nënvizun se zgjidhja më e mirë për Ballkanin perendimor do të ishte që Serbia të njoh realitetin e ri të krijuar në këtë rajon me shpalljen e pavarësisë së Republikës së Kosovës, transmeton ina. Sipas tyre, ndryshimi i kufijve në rajon nuk  është zgjidhje sepse do të ketë domino efekt mbi vendet fqinje dhe mund të shkaktojë trazira të reja në këtë rajon./Titulli.com/
Universiteti dhe emrat e rrugëve sjellin "Hagën" në Bujanoc
Medvegjë: Komuna ndihmon qytetarët për zvogëlim të faturave të energjisë elektrike
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration