Traktat Paqeje midis Kosovës dhe Serbisë
Vështrime

Traktat Paqeje midis Kosovës dhe Serbisë

08.Aug.2012 17:18
0
Kjo është ideja e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Hajredin Kuçi që Kosova të bëjë një traktat paqeje me Serbinë...duke nënvizuar se pas çdo konflikti mes dy shteteve vendoset një traktat i paqes. Ai, gjithashtu, ka thënë se rezoluta 1244 nuk i “bie tamam” Kosovës dhe është një rezolutë e tejkaluar. Mediat e Kosovës shkruanin sot rreth këtij propozimi.   Shkruan: Pandeli Majko; Padyshim, një ministër drejtësie ka të drejtë të ndihmojë shtetin e tij në rrugën e paritetit bilateral midis shteteve. Por, a do të ekzistonte sot një negociator i aftë që do të na tregonte një “road-map” të qartë për këtë marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë? Aktualisht në kuptimin e Marrëveshjes së Paqes, Prishtina zyrtare, ka “në duar” ekzistencën e dokumentit ndërkombëtar më të paprecedent në Europën e pasluftës së ftohtë, i cili është “Marrëveshja e Kumanovës”. Këtë marrëveshje e respektojnë të gjitha fuqitë e Këshillit të Sigurimit dhe OKB-së. Në terren, ky akt ndërkombëtar ka garancinë e trupave të Nato-s. Ajo që është thelbësore me statusin ndërkombëtar të “Marrëveshjes së Kumanovës” ka të bëjë me gjithëpranimin e saj edhe nga shtetet që nuk e njohin ende Kosovën si shtet dhe e mbajnë atë ende larg vendit që i takon në Kombet e Bashkuara. Një Traktat Paqeje midis Serbisë dhe Kosovës do të vendosej detyrimisht në kuadër të një dokumenti ndërkombëtar i cili do të ishte kryesisht rezoluta 1244. A do të pranonte Kosova të hynte me kontekstin e këtij dokumenti, në bisedime për një Traktat Paqeje? Për Serbinë, ambiguiteti rezolutës 1244 i cili përmban edhe fjalën “Jugosllavi” (Serbia nuk ekzistonte si “shtet” në kohën e miratimit të saj) do të nxiste perceptime juridike me dy kuptime. Për Serbinë kjo do të ishte marreveshja midis “Shtetit” dhe “Krahinës”. Por, kjo s’do të ndalte me kaq. Faktorët ndërkombëtarë që nuk e njohin Kosovën si shtet nuk do të ishte cudi që pas këtij “Traktati Paqeje” të mund të pyesnin (jo pa ironi) se “Cfarë do NATO tani në Kosovë (!?)...Kjo pyetje do të vinte pasi këta faktorë, “Traktatin” Kosovë-Serbi do ta vlerësonin si një marrëdhënie të “RE” midis Beogradit dhe Prishtinës për prezencën ushtarake në Kosovë...Një situatë e tillë minimalisht do të rihapte edhe në gjirin e NATO-s debate jo shumë të dobishme. Kriza ekonomike nga një krah me presione për “shkurtime fondesh” dhe kërkesa për një votë 100% “pro” një mandati të “ri” dhe “vazhdues” në Kosovë do të rrezikonte që Kosova...të humbiste “siglën” e NATO-s për trupat ndërkombëtare që garantojnë paqen në Kosovë edhe më gjerë... Kjo që sapo përshkrova padyshim është një skenar pesimist. Por, ja që duhet të jesh ndonjëherë, pasi fati i Kosovës është edhe fati i Shqipërisë. Mirë do të ishte që Kosova aktualisht të mendonte për marrëveshje ushtarake dhe sigurie me vendet fqinj dhe partnerët gjeostrategjikë të saj. Lufta, ka mbaruar në 1999. “Traktati i Paqes” me Serbinë fillon me respektimin e marrëveshjeve të nënshkruajtura midis Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel deri më sot, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës si Shtet Sovran. Ato nuk mund të negocioheshin dhe të pranoheshin nga dy palë që ndjejnë mungesën e një “Traktati Paqeje” midis tyre! Duke vlerësuar zotin Hajredin Kuci si një nga anëtarët më profesional të Qeverisë Thaci, shpresoj, që të ketë një plan në mendje, për një “Traktat Nervash” me drejtuesit e “rinj” të Serbisë. Sigurisht!
Dialogu politik, i pashmangshëm, sfidues
Koalicioni PDK-AAK, në të mirë të qytetarëve për të tejkaluar krizën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration