Tirana e gatshme të sjellë kompanitë shqiptare për të zhvilluar Luginën
Lokale

Tirana e gatshme të sjellë kompanitë shqiptare për të zhvilluar Luginën

24.Jan.2014 06:45
0
Presidenti i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës Nikolin Jaka ka pritur në një takim pune Koordinatorin për ndërmarrje të vogla dhe të mesme pranë Zyrës për Zhvillim Ekonomik Lokal në Bujanoc Nexhat Behlulin si dhe shefin e kabinetit të kryetarit, Arbër Pajazitin. Takimi i cili u zhvillua në Tiranë kishte si qëllim bashkëpunimin e kësaj Dhome me komunën e Bujanocit, ndërsa nga të dyja palët është përshëndetur mbledhja e dy qeverive shqiptare në Prizren, ku është ardh në përfundim se vendimet e marra nga kryeministri Rama e Thaçi do të kenë inpakte pozitivë edhe në komunë të Bujanocit, Preshevës e Medvegjës, raporton Titulli. Nikolin Jaka, president i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, mysafirët nga Bujanoci i ka siguruar se institucioni të cilin ai drejton por edhe qeveria shqiptare, do të angazhohet për të ndihmuar këtë pjesë, duke njohur tani vështirësitë e dyfishta që ka ky rajon, si ato politike njashtu edhe ekonomike. Me këtë rast të dyja palët janë dakorduar që në muajt prill – maj 2014-të në Tiranë të organizohet një forum i dytë me biznese nga fusha e agro-bujqësisë së komunave nga Lugina me bizneset e Tiranës, në mënyrë që të shihet mundësia e thithjes së investimeve të huaja. Me këtë rast përfaqësuesi nga komuna e Bujanocit, Nexhat Behluli, paraqiti vërejtjet  për mungesën e bizneseve të Shqipërisë dhe Kosovës në Luginë, sidomos të bizneseve bujqësore. “Duhet një bashkëpunim më i mirë mes dy palëve në mënyrë që të tërheqim në Bujanoc dhe Preshevë biznese të huaja”, tha gjatë takimit Behluli. Një nga propozimet e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës ishte futja e kompanive shqiptare, të cilat do të ndikojnë drejtpërdrejtë në zhvillimin e këtyre zonave në Jug të Serbisë./Titulli.com/
UDSH e pakënaqur me KKSH-në, pro pjesëmarrjes në zgjedhjet paralamentare
"Akuzat e PVD-së për fushatë zgjedhore parlamentare"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration