"Akuzat e PVD-së për fushatë zgjedhore parlamentare"
Lokale

"Akuzat e PVD-së për fushatë zgjedhore parlamentare"

23.Jan.2014 23:59
0
Kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, ka reaguar të enjten ndaj akuzave të bëra nga Partia për Veprim Demokratik, në lidhje me mos menaxhimin e ndërmarrjes publike ‘Moravica’, shkollën fillore ‘Prof. Ibrahim Kelmendi’ dhe Gjykatës në Preshevë. Sipas kryetarit të komunës së Preshevës dhe të PDSH-së, kjo është një fushatë ofenzive parakohe për zgjedhjet parlamentare serbe, kur dihet se në fund të këtij muaji, presidenti serb do të shpall zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Për Mustafën, këto akuza janë drejtuar pushtetit lokal, pasi për dy vitet e ardhshme, kryetarit të PVD-së, Riza Halimi, po i rrezikohet pozita e deputetit dhe pretendimet e tij janë që ai të vazhdoj me këtë post. "I bëj me dije kryetari dhe deputetit se me një siguri të madhe nuk do ta ketë konkurrencën e Partisë Demokratike Shqiptare, por as mbështetjen siç nuk e ka pas në të kaluarën, sepse PDSH nuk do të angazhohet për punë boshe në cilin do qoftë institucion”, ka thënë kështu për TV Preshevën kryetari i kësaj komune dhe i PDSH-së, Ragmi Mustafa. “Që shtatë vite me radhë nuk ka asnjë efektshmëri, as më të voglën një deputet i shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Parlamentin serb", ka thënë Mustafa. Ndërsa sa i përket akuzave për keç menaxhimin e ndërmarrjes publike ‘Moravica’, Mustafa ka thënë se që nga viti 2006 kur PDSH udhëheq pushtetin lokal, subvencionimi ndaj ‘Moravicës’ është rritur për 6 herë më shumë, duke arritur që kësaj ndërmarrje t'ia shlyej të gjitha borxhet dhe çdo vit të filloj punën me zero detyrime. Për kreun e komunës ky rast nuk është nëpër komunat tjera, e sidomos në komunën e Bujanocit, ku sipas tij gjatë 4 viteve të kalura, ‘Komunalia’ në Bujanoc një ndërmarrje simotër e ‘Moravicës’, nën udhëheqjen e PVD-së, është në borxhe rreth 1.4 milionë euro, e që duhet sipas marrëveshjes 40 vite të shlyhen këto borxhe. Ndërsa sipas kryetarit të Preshevës, komuna për ‘Moravicën’, këtë vit ka ndarë 22 milionë dinarë, kur dihet se prej 38 milionë dinarëve, qytetarët paguajnë vetëm 18 milionë dinarë për obligime. "Le të marrim vetëm shembull komunën e Bujanocit, të parën fqinje, të cilën 4 vite më parë e kanë menaxhuar kuadrot e PVD-së, dhe kanë sjellë ndërmarrjen ‘Komunalia’ me 150 milionë dinarë borxh, që d.m.th afër 1 milionë e 400 mijë euro, ku ndërkohë edhe punëtorët janë në hallin e madh dhe vet institucioni në hallin e madh, po edhe vet komuna në hallin e madh", ka thënë Mustafa. Kryetari në këtë prononcim për TV Preshevën duke u ndalur tek shkolla fillore ‘Ibrahim Kelmendi’, foli edhe për ndarjen e mjeteve për shkollat e komunës së Preshevës, që sipas tij janë bërë në mënyrë proporcionale. Mustafa i ka bërë thirrje kreut të PVD-së, që nëse është deputet i të gjithë shqiptarëve, është dashtë që të vizitoj edhe shkollat tjera, ku do të shihet se janë kryer investimet 10 fish më shumë se gjatë qeverisjes së tij, ku ka pas më shumë fonde nga organizatat e ndryshme ndërkombëtare dhe nuk është investuar sa sot. Për Mustafën, shembja e tavanit është mos kujdesi dhe një menaxhim i dobët i udhëheqjes së kësaj shkolle. "Pse gjithmonë me kuadrot e PVD-së të ketë probleme në menaxhimin e institucioneve. Sepse një drejtoresh përpara që ka menaxhuar, dhe drejtoresha tjetër, pa dyshim menjëherë ka hyrë në bllokadë të llogarisë bankare, menjëherë ka hy në probleme të sistemit buxhetor, që asnjë pengesë nga komuna nuk e ka, sepse transferi i mjeteve të shkollave është bart për interesin e zhvillimit të procesit edukativo arsimor për të gjithë fëmijët tanë, këta fëmijë nuk kanë ngjyra politike. Dhe le të niset vet deputeti të vizitoj një shkollë ku ka krijuar vet skandale me problemet e tyre partiake, kur kanë vendosur dhe kjo është anshmëri politike partiake, pse deputeti nuk vizitoj shkollat tjera", u shpreh Mustafa. Ndërkaq, akuzat e tilla sipas kryetarit, është dashtë ti adresohen Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit e cila ka për obligim  investimet në ndërtimin e shkollave dhe objekteve përcjellëse. "Trysnia dhe akuza i takon Ministrisë së Arsimit, dhe nuk është apsolutishtë e justifikueshme që akuzat të cilat janë meritore për Ministrinë e Arsimit të Serbisë, ti fakturohen pushtetit lokal. Tek e fundit ne kemi edhe probleme serioze që ndërkohë për këtë vit Qeveria e Serbisë në Parlamentin ku ka votuar edhe deputeti ka shkurtuar fondet për Preshevë dhe Bujanoc". Në fund të kësaj interviste Mustafa duke iu përgjigjur kritikave të Partisë për Veprim Demokratik për gjykatën, ka thënë se “liderët politikë shqiptar kanë qenë unik duke kundërshtuar rrjetin e ri të gjyqësisë, dhe kjo nuk është përgjegjësi vetëm e pushtetit lokal por e të gjithë liderëve./Titulli.com/
Tirana e gatshme të sjellë kompanitë shqiptare për të zhvilluar Luginën
Presheva asnjë dinarë për Këshillin Kombëtar Shqiptar
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration