Lokale
UDSH e pakënaqur me KKSH-në, pro pjesëmarrjes në zgjedhjet paralamentare
[caption id="attachment_103497" align="alignleft" width="300"] Naser Aziri[/caption]
Unioni Demokratik Shqiptar (UDSH) nuk mund të demantojë votën e sajë që të mos jetë pjesë e zgjedhjeve parlamentare në Serbi të cilat do të mbahen në periudhën në vijim.
Mirëpo, lidhur me këtë vendim në fund vendos kryesia e partisë, deklaroi kështu në programin e paradites në RTV Presheva, kryetari i degës së UDSH –së për Preshevë Naser Aziri.
Ndërsa, për funksionimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, UDSH mbetet skeptik dhe e pakënaqur sa i përket realizimit të obligimeve dhe pikësynimeve që ka marr për mandatin katër vjeçarë.
Aziri në këtë intervistë ka konfirmuar se edhe zgjedhjet brenda partiake në UDSH planifikohen të mbahen në muajt prill-maj të këtij viti ./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!