Thaçi-Vuçiq përpjekje për të forcuar paqen, lufta e parë botërore para 100 vjetëve nisi në Ballkan
Vështrime

Thaçi-Vuçiq përpjekje për të forcuar paqen, lufta e parë botërore para 100 vjetëve nisi në Ballkan

11.Nov.2018 09:04
0
Çdo të shtunë, François Clemenceau, kryeredaktor i të përjavshmes “Le Journal du Dimanche”, rikthehet për shikuesit e vet me një ngjarje ndërkombëtare.
Por, në mesin e rreth pesëdhjetë krerëve shtetërorë që do t’i ndjekin nga afër ceremonitë për shënimin e njëqindvjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, François Clemenceau, këtë radhe, për dy prej tyre ka një histori të veçantë që e sjell në ndërlidhje me origjinën e konfliktit të një shekulli më parë. Pra, fjala është për Ballkanin.

“Ne të gjithë kemi mësuar në shkollë që ajo që shkaktoi Luftën e Parë Botërore është vrasja e trashëgimtarit të fronit të Perandorisë Austro-Hungareze, Franc Ferdinandit, nga një nacionalist serb nga Bosnja, Gavrilo Principi. E dimë rezultatin, perandoritë u rrënuan, që përbëheshin nga Rusia, Gjermania, Perandoria Austro-Hungareze apo ajo Otomane. Pas Luftës së Dytë Botërore, krijimi i Jugosllavisë mundësoi ribashkimin e këtyre shteteve të vogla të Ballkanit që janë Serbia, Bosnja, Sllovenia, Mali i Zi, Kroacia, Maqedonia. Por, rënia e Murit të Berlinit dhe e komunizimit shpërthyen misterin. Të gjithë donin pavarësinë e tyre. Kjo ishte jetësuar për të gjithë, përveç Kosovës, e cila nuk ishte republikë e plotë, por një krahinë e Serbisë”, thotë  kryeredaktori i të përjavshmes “Le Journal du Dimanche”.

François Clemenceau jep edhe arsyen përse Kosova zhvilloi luftën e saj për pavarësi ndaj Serbisë më 1998.

“Edhe në Kosovë e dimë sesi përfunduan gjërat, represioni serb ishte i tmerrshëm. Forcat e NATO-s goditën Beogradin më vonë, Kombet e Bashkuara dhe Bernard Kounchner e administruan Kosovën derisa ajo u bë e pavarur më 2008. Por, sot është viti 2018 dhe Kosova, me një shumicë myslimane, ende nuk njihet. Nuk njihet nga Serbia, sigurisht, dhe për këtë nga sponsoret e saj të tilla si Rusia, por edhe Greqia në emër të solidaritetit sllav dhe ortodoks. Pa pavarësi të njohur, pa paqe, por këtu kemi dy shtete, të udhëhequra nga dy ish-nacionalistë të linjës së ashpër, Aleksandar Vuçiq nga pala serbe dhe Hashim Thaçi nga pala kosovare, të cilët duan të orientohen nga Bashkimi Evropian, por të cilëve Brukseli u thotë: bëni së pari paqen dhe do të shohim më pas”, vazhdon rrëfimin e tij Clemenceau për Thaçin dhe Vuçiqin.

Ai tregon edhe pse liderët e dy vendeve nuk po mund të bëjnë paqe.

“Dhe pikërisht për shkak të nacionalizmit. Në të dy shtetet, shumica e popullsisë dëshiron të bashkohet me Evropën, një burim paqeje dhe prosperiteti. Është qesharake të thuhet së në këto kohë të populizmit eurofobik, por ku flisni për Evropën me Hashim Thaçin, të cilin e takova dje për të përjavshmen “Le Journal du Dimanche”, mund t’i shihni yjet në sytë e tij. Bashkë me Vuçiqin, ata duan Evropën, por pa u imponuar popujve të tyre sakrificën e identitetit të tyre shumë të fortë kombëtar që ka bërë që ata të jetojnë në një konfrontim për shekuj me radhë. Për herë të parë që nga viti 1945, në Evropë, të dy shtetet janë gati të korrigjojnë kufijtë e tyre për të bërë paqe. Por, nëse Evropa heq dorë për t’u ndihmuar atyre, atëherë një gjë është e sigurt, Rusia nga njëra anë dhe Turqia nga ana tjetër do t’i hapin kthetrat”, thotë François Clemenceau në rrëfimin e tij të zgjedhur për dy liderë që, sipas tij, po bëjnë përpjekje për të forcuar paqen në Ballkan.

E përjavshme franceze “Le Journal du Dimanche” me autor François Clemenceau

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration