Testimi i suksesshëm, Tërnoci me ujë (video)
Lokale

Testimi i suksesshëm, Tërnoci me ujë (video)

30.Jun.2013 16:49
0
Rrjeti i ujësjellësit i sapo instaluar, sot ka kaluar testin. Për herë të par pas shumë vitesh fshati më i madh i Luginës ka ujë të mjaftueshëm për nevojat e qytetarëve. ujesjellesi-ternoc-1Realizimi i projektit për shtrirjen e rrjeti të ri të ujësjellësit me një gjatësi prej 2.5 kilometra, në rrugën qarkore Bujanoc-Tërnoc, ka rezultuar i suksesshëm. Bypassi i cili u lëshua sot në testim, pas shumë vitesh e furnizon mjaftueshëm Tërnocin me ujë të pijshëm. Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Komunalia” në Bujanoc, Ragmi Ramizi, e ka vlerësuar projektin shumë të rëndësishëm, ndërsa testimin e sotëm pozitiv. Ai me këtë rast ka thënë se nuk ka ndonjë rrjedhje në sistemin e ri të instaluar dhe gjithçka ka shkuar sipas parashikimeve. Hapja zyrtare e instalimit të ri të ujësjellësit pritet të bëhet gjatë javës së ardhshme, ndërsa gazetari i Titullit ka arritur të konfirmojë se testimi i sotëm ka rezultuar edhe me prurjen e ujit në çezmat e lagjes së Strukarëve e cila gjendet në lartësinë më të madhe në këtë fshat. Tërnoci edhe pse kishte lidhjet me ujësjellësin, ato nuk ishin të mjaftueshme që të furnizonin me ujë këtë vendbanim me mbi 1.700 shtëpi, sidomos gjatë stinës së Verës. Me lidhjen e re bypass, prurjet në drejtim të Tërnocit do të jenë 15 litra ujë në sekondë. ujesjellesi-ternoc Në testimin e sotëm mori pjesë edhe udhëheqësia komunale me kryetarin Nagip Arifin, e cila përveç që qëndroi në dy lidhjet e rrjetit të ri bypass, në dalje të Bujanocit dhe hyrje të Tërnocit, ata vizituan edhe qendrën distribuuese ku nga afër u njoftuan me kapacitetet që ka rrjeti i ujësjellësit. Rritja e kapacitetit të ujit për në fshatin Tërnoc ka kushtuar mbi 13 milionë dinarë, andaj banorët luten që të mos e keqpërdorin ujin e pijshëm duke ujitur kopshtet e tyre, pasi atëherë edhe kjo sasi e ujit nuk do të jetë e mjaftueshme për nevojat e qytetarëve, sidomos gjatë ditëve me temperatura të larta./Titulli.com/ http://youtu.be/GAhEq8CZfyE
Shqiptarët e Luginës skeptikë se do t’u përmirësohet pozita në Serbi
100 shtëpi për shqiptarët në Luginë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration