100 shtëpi për shqiptarët në Luginë
Lokale

100 shtëpi për shqiptarët në Luginë

29.Jun.2013 23:18
0
fondiKryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, takoi sot në selinë e AAK-së përfaqësues të Fondit Humanitar për Kosovën Lindore, me seli në Zvicër, me të cilët bashkëbisedoi për situatën dhe zhvillimet në Luginë të Preshevës, pozicionin e shqiptarëve atje dhe posaçërisht për iniciativën e këtij fondi për ndërtimin e rreth 100 shtëpive për familjet shqiptare në trevat e Luginës. Kryetari Haradinaj, pasi që e mirëpriti iniciativën, shprehu gatishmërinë dhe mbështetjen e tij të plotë për këtë projekt, duke i përgëzuar përfaqësuesit e Fondit Humanitar për Kosovën Lindore-Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, dhe duke i ftuar që kjo të mos jetë iniciativa e vetme në mbështetje të një jete më të mirë dhe më të sigurt të shqiptarëve në trevat e tyre historike në Luginë të Preshevës, transmeton Kosovapress. Këto shtëpi do të destinohen për familjet pa kulm mbi kokë, të cilëve fuqia ekonomike nuk iu jep mundësi që këta të bëjnë vetë. /Titulli.com/
Testimi i suksesshëm, Tërnoci me ujë (video)
Halimi: Stabiliteti politik në Prishtinë, e qetëson Luginën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration