Shqiptarët e Luginës skeptikë se do t’u përmirësohet pozita në Serbi
Lokale

Shqiptarët e Luginës skeptikë se do t’u përmirësohet pozita në Serbi

01.Jul.2013 20:48
0
Dështimet në përmirësimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës, përkundër përpjekjeve të disahershme të faktorit ndërkombëtarë, për ndërmjetësim në Qeverinë e Serbisë, po ndikojnë në thellimin e pesimizmit ndër shqiptarët e kësaj zone për arritjen e rezultateve konkrete, përkundër rinisjes së këtij procesi ditë më parë.
Deputeti i vetëm shqiptarë në Parlamentin e Serbisë, Riza Halimi, është shprehur skeptik për suksesin e këtij procesi duke pas parasysh gjendjen nëpër të cilën po kalon Serbia, si dhe divergjencat e theksuara në mes vetë faktorit politik shqiptar në Luginë.
[caption id="attachment_19610" align="alignleft" width="300"]Belgzim Kamberi Belgzim Kamberi[/caption] Sipas të parit të Këshillit të Drejtave të Njeriut në Luginë, Belgzim Kamberi, raporton rtk, në këtë proces e rëndësishme është prekja e çështjeve reale dhe problemeve parësore të shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe jo kamuflimi i tyre, përmes procesit negociues. Përpjekjet për përmirësimin e të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, përmes procesit negociues nuk janë ndalur asnjëherë që nga viti 2001. Mirëpo, rezultatet konkrete, përkundër zotimeve të qeveritarëve serb para faktorit ndërkombëtarë vazhdojnë të jenë të mangëta. /Titulli.com/
BILP: Secili t’i respektoj përgjegjësit e pranuara
Testimi i suksesshëm, Tërnoci me ujë (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration