Lokale
		                        		                        Tërnoci organizon takim me mërgimtarët
		                        
		                        
		                        Bashkësia Lokale (BL) e fshatit Tërnoc së bashku me KF “Tërnoci-n”, të mërkurën (31 korrik), organizon manifestimin “takimi me mërgimtarët” i cili do të mbahet në stadiumin e këtij fshati.
Agim Haliti kryetar i BL të Tërnocit gjatë një prononcimi për Titullin, bashkatdhetarëve i ka dëshiruar qëndrim të rehatshëm në vendlindje duke i ftuar njëherit për të marrë pjesë në organizimin “takimet me mërgimtarë”.
Në agjendën e këtij manifestimi është përfshirë hapja solemne e manifestimit, vizita e muzeut të Komandant Lleshit, ndeshje futbollistike, valle të ekzekutuara nga Shoqëritë Kulturoro Artistike “Jehona” dhe “Zëri i Luginës”.
Pas këtyre ekzekutimeve, pjesëmarrësit do të bëjnë homazhe në varrezat e dëshmorit Ridvan Qazimi (Komandant LLeshi) e Besim Faikut, si dhe aktivistit të palodhshëm dhe ish trajnerit të KF “Tërnoc-it” Rexhep Adilit.
Pjesë e takimit me mërgimtarët do të jetë edhe këndimi i një mevludi në xhaminë e mesme në Tërnoc, ndërsa më pas do të vazhdohet me iftarin e organizuar në xhaminë e re./Titulli.com/
 
Porgrami: 
	- 15:30               Hapja solemne e manifestimit,
- 15:45 - 16:15   Vizita e muzeut të kom Lleshit,
- 16:15               Ndeshjet futbollistike dhe ekzekutimi i valleve nga SHKA “JEHONA”  dhe “ZËRI i LUGINËS”,
- 18:30               Homazhe dhe vendosje të kurorave tek varret e veprimtarëve dhe dëshmorëve të kombit Rexhep Adilit, Ridvan Qazimit dhe Besim Faikut,
- 19:15               Këndimi i Mevludit në Xhamin e mesme ndërsa iftari i organizuar enkas për këtë eveniment do të shtrohet në Xhamin e re (të skajshme).
		                        Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!