Lokale
A ishin këta vrasësit e Komandant Lleshit? (foto & video)
Se si u vra njëri prej komandantëve më të njohur të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB) Ridvan Qazimi-Komandant Lleshi edhe ditën e sotme është një mister për banorët shqiptarë të Luginës.
Titulli.com gjatë kërkimeve me anë të motorit Google ka arrit të zbulojë një fotografi nga vendi i vrasjes së Komandant Lleshit, te vendi i quajtur “Guart e Buajve” në Tërnoc të Bujanocit, e cila për shumë njerëz ishte e panjohur deri më tani.
Fotografia, pas vrasjes së Komandant Lleshit, është shkrepur nga Goran Tomasevic, një fotoreporter i njohur që ka punuar për agjenci të ndryshme botërore, së fundi për agjencinë Reuters.
Në sqarim që i jep kësaj fotografie, Tomasevic mes tjerash thotë se ushtarët e Armatës Jugosllave qëndrojnë para makinës që i takon UÇPMB-së, komandantit Ridvan Qazimi, i njohur si komandant Lleshi, afër fshatit Tërnoc.
“Beogradi ka pranuar se forcat e saj kishin vrarë një komandant të mirënjohur shqiptar etnik, gjatë shkëmbimit të zjarrit”, citohet Tomasevic.
Në fotografinë e mësipërme përveç vrimave të shkaktuara nga armë zjarri dhe njollave të gjakut, shihen edhe ushtarët e armatosur të cilët mund të kenë shtënë në drejtim të Komandant Lleshit i cili ngiste makinën e tij.
Vlen theksuar se vrasja e Komandant Lleshit deri më sot ishte dhe mbetet një mister, duke njohur rrethanat se si erdhi te vrasja e tij në momentin që po bëhej demilitarizimi i zonës së sigurisë dhe vetëm disa ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes së Konçulit.
Ridvan Qazimi u vra më 24 maj të vitit 2001./Titulli.com/
http://youtu.be/6BSgvIBxnEc
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!