Zhunica shtron iftar për nder të bashkatdhetarëve (foto)
Lokale

Zhunica shtron iftar për nder të bashkatdhetarëve (foto)

29.Jul.2013 18:29
0
Kryesia e Bashkësisë Lokale (BL) Zhunicë mbrëmë ka organizuar iftar për bashkatdhetarët që jetojnë në Evropën Perëndimore. Iftarin e kanë mbështetur financiarisht afaristët nga kjo Bashkësi Lokale. Iftari Zhunice 3Rreth 300 qytetarë të BL Zhunicë të komunës së Preshevës, mërgimtarë, mysafirë të jetës politike e shoqërore, përfaqësues të Këshillit të BIK për Preshevë e Bujanoc, si dhe përfaqësues të të gjitha xhamive të Luginës së Preshevës morën pjesë në iftarin e mbrëmshëm. Atyre fillimisht iu është drejtuar imami xhamisë së fshatit Zhunicë Mumin Tahiri. Ai foli për rëndësinë e këtij iftari duke falënderuar kryesinë e BL të udhëhequr nga kryetari Selajdin Mustafa për këtë iniciativë. Imami Tahiri tha se vepra dhe puna e mirë në këtë jetë do t’iu shpaguhet atyre me shpërblim në jetën tjetër. Për Tahirin ky tubim ka rëndësinë e veçantë pasi që ka bërë së bashku mërgimtarët me bashkëvendësit e tyre në mënyrë që mos ta harrojnë njëri tjetrin, raporton Titulli. Në këtë iftar morën pjesë edhe udhëheqësit e pushtetit lokal të Preshevës dhe Bujanocit.Iftari Zhunice 2 Kryetari komunës së Preshevës Ragmi Mustafa ka uruar besimtarët islam për muajin e bekuar të Ramazanit, kurse mërgimtarët e BL Zhunicë i ka falënderuar për mbështetjen financiare që bëjnë për vendlindjen e tyre. Ai ka përmendur një numër të projekteve të realizuara me bashkëfinancim në mes të fshatit Zhunicë dhe komunës së Preshevës. Mustafa bëri të ditur se mjetet e BL janë siguruar kryesisht nga fondi i mërgimtarëve për vendlindje Ndërsa, për ta begatuar këtë mbrëmje kori i xhamisë së fshatit Zhunicë, kënduan edhe disa ilahi. Iftarit të organizuar i ka paraprirë qylymja tradicionale që mbahet çdo vit nga Bashkësia Lokale e fshatit Zhunicë. BL e fshatit Zhunicë, çdo pushime veror , tradicionalisht shtron darkë të përbashkët për bashkatdhetarët që jetojnë në Evropën Perëndimore. Darka të tilla mbahet rregullisht 10 vitet e fundit./Titulli.com/
Tërnoci organizon takim me mërgimtarët
Leoneta Abdyli hapi ekspozitën e saj të parë individuale në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration