Romin nga Bujanoci, Bashkësia Islame e dërgon falas në Haxh (Foto)
Myftiu i Luginës së Preshevës, Nexhmedin ef. Saqipi, në emër të Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPBM), këtë vit ka vendosur që ta nderoj me shkuarjen në Haxh gratis, Enver Dermakun, pjesëtar i nacionalitetit rom.“Enver Dermaku, është nipi i familjes së Shasivar Murtezit, emri i të cilit është i skalitur në pllakën përkujtimore së bashku me emrat e dëshmorëve të Tërnocit, të cilët gjatë vitit 1945, u ekzekutuan pa gjyq dhe nuk dihet ende ku janë ata të varrosur”, thuhet në njoftimin e KKSH-së, transmeton Titulli.com.
Vlen të theksohet se Myftiu Nexhemedin ef. Saqipi, është i pari në Ballkan, i cili ka qenë iniciator për ndërtimin e Xhamisë për pjesëtarët e komunitetit rom, në Bujanoc.
Kjo shtëpi e Zotit, grumbullon besimtarët romë, të cilët i falin pesë vakte si dhe dëgjojnë ligjërata fetare në gjuhën amtare.
Vlen, gjithashtu, të theksohet se nga viti 1997, Myftiu Nexhemedin ef. Saqipi, e ka ndihmuar komunitetin rom ta themelojnë Këshillin e Bashkësisë Islame Rome, njofton Qendra për Informim e BIPBM-së. /Titulli.com/