Lokale
Solemnisht promovohet hapja e SHK “Dituria” (foto)
Në restoran Rozafa në Bujanoc, në iftarin e shtruar, udhëheqësia e Shoqatës Kulturore “Dituria” bëri promovimin e degës së sapo hapur në Bujanoc.
Në prezencë të shumë të rinjve, studentë, udhëheqës institucionesh lokale e fetare, drejtori i SHK “Dituria” Nexhmedin Ademi nga Corrotica e Preshevës, pasi falënderoi pjesëmarrësit theksoi se me këtë iftar në mënyrë zyrtare, pas Preshevës, po fillon punën dega e kësaj shoqate edhe në Bujanoc.
Ademi falënderoi kontribuuesit në themelimin e shoqatës , duke thënë se kjo shoqatë së shpejti do të shënojë edhe 20 vjetorin e themelimit.
“Dituria” së bashku me shumë organizata simotra nga Kosova e Shqipëria realizuan projekte të ndryshme, mirëpo siç tha Ademi, përfaqësuesit e këtyre shoqatave për shkaqe objektive nuk ishin prezent në iftarin e shtruar, raporton Titulli.
Në solemnitetit e sotëm morën pjesë edhe kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa dhe i Këshillit Kombëtar Shqiptar Galip Beqiri, si dhe përfaqësues të administratës së Komunës së Bujanocit.
Mustafa tha se me kënaqësi ka zgjedhë për të qenë në mesin e të ftuarve. Ai me këtë rast the se duhet të ndjemi krenar se jemi shqiptar dhe në të njëjtën kohë i përkasim besimit Islam. “Ruajtja e identitetit është vlerë e njerëzimit”, tha matej i pari i komunës së Preshevës.
Të pranishmit i përshëndeti edhe kryetari i degës së SHK “Dituria” në Bujanoc Selim Zeqiri, duke premtuar vazhdimin e misionit të nisur me shoqatën kulturore e cila deri më tani kishte zyrën e saj vetëm në Preshevë./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!