Lokale
Arifi mori pjesë në shënimim e pavarësisë së Zvicrës në Beograd
Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi mori pjesë në shënimin e ditës së pavarësisë së shtetit zviceran.
Ky solemnitet është organizuar në ambasadën e Zvicrës në Beograd dhe kanë prezantuar personalitete të rëndësishëm të jetës politike dhe shoqërore në Serbi.
Jean-Daniel Ruch, ambasador zviceran në Beograd ka falënderuar të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen në këtë datë të rëndësishme për shtetin e tij dhe ka deklaruar se Zvicra do të vazhdojë të përkrah financiaisht shumë projekte në territorin e Serbisë.
Dita e 1 gushit llogaritet si dita kombëtare apo dita e pavarësisë së shtetit Zvicrran dhe ky manifestim ishte përvjetori i 722-të i themelimit të shtetit./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!