Si u kthye në shtëpi Aleksandër Vuçiq pas takimit me Vladimir Putin?
Vështrime

Si u kthye në shtëpi Aleksandër Vuçiq pas takimit me Vladimir Putin?

11.Oct.2018 10:22
0

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, qëndroi për vizitë në Moskë më 2 tetor, ku u prit nga presidenti rus Vladimir Putin, por, nuk ia doli të përmbushë qëllimin e kësaj vizite.

Kështu shkruan media ruse Kommersant, sipas së cilës Vuçiq kërkoi nga Putin që të përkrahë versionin e tij për njohjen e Kosovës, transmeton Klan Kosova.

Si u kthye në shtëpi Aleksandër Vuçiq pas takimit me Vladimir Putin?

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq shpesh e viziton Rusinë. Mund të thuhet se më së shpeshti krahasuar me presidentet tjerë (përjashto këtu presidentët e Kazakistanit dhe Turqisë). Këtë vit ai ishte në Rusi për Ditën e Fitores, për më tepër vizitoi Moskën dy javë para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në Serbi. Putin është mjaft i popullarizuar në Ballkan dhe shkuarjet e presidentit serb në Moskë, nënkuptojnë se ai do të fitojë disa pikë në saje të këtij popullariteti.

Pak para shkuarjes së Aleksandër Vuçiq, më 29 shtator, ekzistonte një shqetësim në lidhje me vizitën e presidentit kosovar, Hashim Thaçi në veri të Kovës, i rrethuar (jo në kuptimin që ai ishte i burgosur, përkundrazi) nga forcat e tij speciale. Ky territor, nëse nuk mund të themi diskutabil, atëherë sigurisht është i paqartë (në fakt të dyja këto dhe një gjë e tretë)  ndërsa u raportua vazhdimisht se ushtria dhe policia ishin në gjendje gatishmërie të plotë luftarake, gjë që u theksua deri në momentin kur filluan të besonin, me sa duket, të gjithë në ushtri dhe polici, transmeton Klan Kosova.

Aleksandër Vuçiq do ta tërheqë vëmendjen e Vladimir Putinit ndaj kësaj situate të tensionuar, veçanërisht pasi Serbia është në pritje të një takimi të Këshillit të Sigurisë në OKB, në të cilin Kina mund ta ngrisë çështjen e njohjes përfundimtare të Kosovës nga komuniteti ndërkombëtar; Republika e Kosovës ende nuk është anëtarë e OKB-së. E Vuçiq nuk është kundër kësaj, veçanërisht pasi është nën presionin e BE-së, përfshirë këtu edhe Federica Mogherinit; ajo do të mbahet mend në këtë pozitë si personi që mbylli problemin e Kosovës për botën.

Aleksandër Vuçiq donte që gjatë bisedimeve me Vladimir Putin, të marrë përkrahje për njohjen e Kosovës. Megjithatë, ambiciet e tij janë kundërshtuar nga Kisha Ortodokse e Serbisë, që ka një ndikim të madh në popullatë, por, të them të drejtën edhe nga vetë qytetarët pa nxitjen e kishës.

Mirëpo Aleksandër Vuçiq fuqimisht po i premton Rusisë që nuk do t’i bashkohet NATO-s. Por, a s’është ai duke diskutuar shumë i nxehtë për këtë temë? Shpesh, në kësi raste, ndodh që përfundimi të jetë pikërisht ajo çka premtuan të mos e bëjnë; thjeshte nga inati, duke më përfshirë edhe mua.

Në përgjithësi, të paktën një gjë është e qartë, si gjithmonë asgjë nuk është e lehtë në Ballkan, transmeton Klan Kosova.

Natyrisht, bashkëbiseduesit rusë që u takuan me Vuçiqin e kuptuan këtë shqetësim. Fillimisht ishte takimi me Vladimir Putin; bisedimet sy më sy zgjatën më shumë se një orë, dhe se paku 40 minuta iu kushtuan problemit të Kosovës. Sipas informacioneve të “Kommersant”, Aleksandër Vuçiq nuk gjeti përkrahje tek Vladimir Putin, në qoftë se Kina ngritë çështjen e anëtarësimin të Kosovës në OKB, për versionin e tij që të mos përdoret vetoja në Këshillin e Sigurisë në OKB për këtë opsion.

Vlen të ceket se presidenti serb foli me Putin ekskluzivisht në gjuhën ruse, ndonëse një gjë e tillë nuk parashikohet me protokoll.

“Unë dua të shpreh mirënjohjen e thellë për ju personalisht, i nderuar president, për qëndrimin tuaj në mbrojtjen e të drejtës ndërkombëtare dhe interesave vitale kombëtare e shtetërore të Serbisë. Siç e dini situata në Ballkanin Perëndimor është tejet e komplikuar dhe Serbia përballet me provokime te shumta në baza ditore (këtu i referohet incidentit të së shtunës, që në Serbi është marrë shumë afër zemrës – A.K). Pavarësisht kësaj, pavarësisht dëshirës sonë që të arrijmë një kompromis për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, ne jemi larg çfarëdo lloj vendimi për çështjen e Kosovës dhe Metohisë”.

Edhe kësaj radhe Aleksandër Vuçiç përdorin arin e tij  të parevokueshëm në marrëdhëniet me Rusinë (sepse thjesht nuk ka tjetër).

“Dua të theksoj edhe njëherë se Serbia, si shtet i pavarur dhe i lirë, do të mbajë neutralitetin ushtarak dhe besoj që Serbia është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që sot ka një përkufizim të tillë”.

Aleksandër Vuçiq e ftoi presidentin rus në Serbi, e ky i fundit kërkoi nga asistenti i tij të përcaktojë planin se kur mund të behet kjo vizitë (deri në fund të këtij viti), transmeton Klan Kosova.

Vuciq këtë paraqitje publike e përfundoi me një dhurate për Putin, librin “Serbia ime e bukur” nga autorë rusë.

Një libër i ngjashëm për Aleksandër Vuçiqin (që do të ishte “Rusia ime e bukur” nga autorë serbë) nga Vladimir Putin nuk u gjet.

Por, edhe nga ku do ta merrte.

 (Botuar në Kommersant, përkthyer nga Klan Kosova)

Andrey Vladimirovich Kolesnikov është gazetar rus, autor i disa librave dhe akutalisht kryeredaktor në “The Time”.

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration