Lokale
Shqiptari nga Presheva dhe serbi nga LLazarevci arrestohen për tregti me drogë
Q.T. (41) nga Presheva është arrestuar në Vranjë nën dyshimin se ka shitur 2 kilogram heroin një distributori nga Llazarevci GJ.J. (30), i cili gjithashtu është arrestuar tek pagesa e autostradës “Nais” afër Beogradit.
Dyshimi është se GJ.J. drogën e ka pranuar nga Q.T. tek pika për pagesën e autostradës “Nais”, të cilën e kishte fshehur nën sediljen e veturës, dhe pas kësaj, siç thuhet në kumtesën e policisë, ishte nisur në drejtim të Beogradit.
Siç shkruhet në kumtesë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Gj.J. nga Q.T. në Nish ka pranuar mostra të heroinës në mënyrë që të kontrollojë kualitetin.
“Pasi ka vërtetuar pastërtinë e heroinës, GJ.J. ka bërë edhe porosinë e heroinës si dhe përzierjen e paracetamolit dhe kafeinës me një vlerë prej 35.000 euro, me qëllim që ta shesë më tutje përmes rrjetit të rishitësve në territorin e Beogradit dhe komunës së Llazarevcit”, shkruhet në kumtesë, transmeton Titulli.
Dy të arrestuarve i është caktuar masa e mbajtjes prej 48 orëve dhe me kallëzim penal i janë dorëzuar Prokurorisë së Lartë publike në Beograd./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!