Kapet preshevari me 22 emigrantë ilegalë
Lokale

Kapet preshevari me 22 emigrantë ilegalë

22.Jan.2014 06:45
0
Dymbëdhjetë shtetas të huaj janë gjetur të fshehur në furgonin i cili është ndaluar në pikën e pagesës së autostradës “Nais”, kurse edhe dhjetë të tjerë ishin në veturën tjetër i cila tentoi ti ikë policisë. Furgoni i markës “Opel” drejtohej nga Kadriji F. (20) nga Presheva dhe kundër tij të martën është ngritur padi penale për dyshimin se ka bërë trafikim me qenie njerëzore. Në mesin e dymbëdhjetë shtetasve të huaj pa dokumente udhëtimi, të cilët gjendeshin në furgon, ishin edhe dy fëmijë. Makina e dytë ka tentuar që ti ikë patrullës policore, mirëpo shoferi ka humbur kontrollin ndaj veturës duke dalë nga rruga. Në këtë veturë, siç thotë kumtesa e policisë, ishin 10 emigrantë, transmeton Titulli. 22 shtetasit e huaj, që kryesisht vinin nga Eritrea, Afganistani dhe Siria, në  Serbi kanë hyrë nga drejtimi i Maqedonisë. Prej këtyre 22-ve, pesë kanë kërkuar azil, ndërsa 17 të tjerët janë dërguar te gjykatësi për kundërvajtje i cili i ka caktuar dënim në të holla me nga 14.000 dinarë, apo dënim me burg prej 14 ditëve. Vlen theksuar se ky është rasti i dytë brenda shtatë ditëve që preshevarët janë të përfshirë në trafikim me qenie njerëzore. Më datë 14 të këtij muaji Ejup S. (20) nga Presheva u kapë gjatë trafikimit të tetë emigrantëve në vendin Katun, në autostradën Nish-Beograd. Ai me këtë rast kishte tentuar ti ikë policisë duke kërcyer nga vetura e cila ishte në lëvizje./Titulli.com/
Gruaja e parë nga Lugina që drejton autobusin
Shqiptari nga Presheva dhe serbi nga LLazarevci arrestohen për tregti me drogë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration