titulli.com
Vështrime

Shqiptarët njerëz të “zgjedhur” apo robër të Perandorisë Otomane

29.Mar.2013 18:55
0

   “ Përgjigja e tij ishte e shkurtër dhe e qartë. ose qëndroni nëpunës dhe bindjuni udhëzimeve të Qeverisë ose bëhuni politikan dhe përfaqësoni idetë tuaja si deputet në parlament. Vetëm duhet të kini parasysh një gjë: unë i njoh Shqipërinë dhe shqiptarët më mirë se sa mendoni ju. Ju keni jetuar në Perandorinë Osmane jo si të shtypur dhe të nënshtruar, por si zotërinj dhe urdhërues. Ju keni përfituar nga pushteti i Perandorisë dhe i fesë më tepër se turqit. Tani po bëheni renegatë dhe kërkoni ta braktisni anijen që po mbytet, në vend që të punoni dorë për dore me ne për shpëtimin e saj. Ndoshta një ditë edhe do t'ia arrini asaj që kërkoni. Vetëm kujdes ! Shqipëria është e vogël dhe e varfër, shqiptarët nuk janë as qytetarë të mire, as punëtorë të mirë, e shumta ata mund të jenë sundimtarë të mirë dhe ca më tepër kusarë të mire. Një ditë prej ditësh, kur të mos i keni më kullotat e pafundme të kësaj perandorie, ju do të hani njëri-tjetrin në atë Shqipërinë tuaj të ngushtë e të varfër! " . Ai nuk foli atëherë si ministër, por si një turk i thjeshtë! i bindur dhe i ndershëm dhe kishte pasur të drejtë. ”  – është një pjesë e shkrimit e marr nga libri monografik i intelektualit të kohës Eqrem Bej Vlora, gjatë bisedës së tij me një ministër në oborrin e Sulltanit.

“ Kujtime”, libër që para dy vitesh e kam pranuar si dhurat. Nuk dua ti bëjë analizë këtij libri por gjatë kohës që e lexon sheh se sa të pa informuar jemi rreth historisë tonë kombëtare ndër shekuj, se sa vlera kemi patur si popull, kemi ndërtuar nje Perandori dhe gjatë saj kemi udhëhequr më shumë se gjysmën e botës, apo sic i paraqet edhe vet autori përjetimet e asaj kohe Sa e sa herë më vonë e kam kujtuar kajmekamin e El-Maanit, kam kujtuar ato qindra e mijëra shqiptarë që kam takuar edhe në qoshet më të largëta të Perandorisë, të cilët, në toka të huaja urdhëronin mbi njerëz të huaj, vetëm e vetëm sepse quheshin " shqiptarë ”.

Sikur ti mësonim këto fakte historike në librat e historisë shkollore, nuk do të kemi këso reagime sot nga njerëz të thjesht e shumë intelektual fatkeqësisht. Por, prap arsyetohen reagimet pasi librat  e historisë që lexojmë sot dhe i kemi lexuar, na kanë ofruar të dhena  të një anshme, të ndërtuara në ideologjizmat e kohës e jo të shkruara me syrin e të realshmes .

Historia tregon se popujt gjitmon mundohen të mëvetsojnë  apo edhe të thurrin histori që me ta të krenohen brezat që vinë, ashtu është edhe me ne shqiptarët, krenohemi për atë se cfarë ka bërë Skenderbeu  për 40 vite kurse e mohojmë historin 500 vjecare gjate te ciles pushtuam dhe sunduam  botën.

Gjithsesi historin duhet rishikuar, jo per përfitime të popujve “ armiq ” sic aludohet por për ta bërë të vërtëten të dukshme për vet ne shqiptarët. Nuk duhet harruar as krimin e bërë, nëse është edhe nga vet ne, pasi ajo mund të  na shërbej si leksion, sepse, historia nuk njeh popuj që kanë jetuar në fqinjësi dhe së paku një kohë të shkurtër nuk  kanë pasur konflikte, andaj edhe mes shqiptarëve dhe turqve ka pasur konflikt ashtu si e paraqet në një shkrim N.Spahiu ku thotë:  Problemet shqiptaro turke janë të një periudhe relativisht të shkurtër ( 1879-1912 ) . Kjo është periudha kur levizja kombëtare turke po e sfidonte atë shqiptare. Në fillimet e veta lëvizja kombëtare turke donte që nga popujt muslimanë të Perandorisë të krijonte një komb të vetëm. Rilindasit shqiptarë kishin koncept kombi mbi bazën e gjuhës e gjakut e jo mbi atë të fesë që binte ndesh me konceptin turk. Kjo periudhë konflikti 33 vjecare është minore në krahasim me miqësinë e mëparme mes kombit turk e atij shqiptar “ Kjo periudhe atakohet me betejën e Kacanikut, ku heroi dhe besniku i Sulltanit Idriz Seferi ( sic thotë E.Bej Vlora ) luftonte perballë lëvizjes  së Turqëve të Rinjë ( të moderuarit dhe në vete kishin të fshehur nacionalizmin turk ) të cilët ishin kundër shtetit fetar dhe Sulltanit. Kjo ngjarje ka qenë dhe mbetet pikë referimi nga qarqe antikombëtare kinse ne kemi qenë gjithmon nën okupim të Perandorisë Otomane duke mos qenë të informuar për agallëkun që kemi poseduar në këtë Perandori. “ Ju keni jetuar në Perandorine Osmane jo si të shtypur dhe të nënshtruar, por si zotërinj dhe urdhërues. Ju keni përfituar nga pushteti i Perandorisë dhe i fesë më tepër se turqit. ”  Jam krenar që jam shqiptare por krenaria cdo kujt do ti shtohet nëse dalin në pah këto të vërteta të pa thëna për popullin shqiptare. Shqetsimin që ngrit, bazohet në atë se ideologjitë dhe sistemet nëpër të cilat kemi kaluar si popull, kanë qenë më me shumë ndikim se sa të arriturat kombëtare ndërë shekuj, vetëm e vetëm ti realizojnë aspiratat e tyre ideologjike.

Popujt e vegjël gjithmon mbijetojnë duke u mbështetur tek popujt e mëdhenj. Ne sot si  popull kudo që jemi në ballkan aspirojmë të bëhemi pjesë e një “ perandorie “ që sot njihet si Bashkim Europian,  por një duhet ta dim se edhe nëse bëhemi pjesë  e saj me kompetenca të plota, a thua do ta kemi mundësin ti bartim funksionet që i bartëm në  Perandorinë që është shuar dhe që po e shuajmë edhe ne vet me reagimet tona naive?!

Shkruan, Gjynsher H. Haziri, Preshevë.

Pararojat e (dje)pit dhe zemrës Serbe
Lugina e Preshevës, “Qytetet e lira” dhe Distrikti i Brçkos
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration