Shqiptarët në Luginë të Preshevës
Vështrime

Shqiptarët në Luginë të Preshevës

15.Feb.2013 17:16
0
Lugina e Preshevës ose e njohurë edhe si Kosova Lindore, përfshinë teritorin e tri komunave të cilat gjenden në lindje të Kosovës, e të cilat momentalisht janë të ngjitura me Republikën e Serbisë. Komuna e Preshevës në jug, e Bujanocit në mes dhe e Medvegjës në veri paraqesin teritorin e Luginës së Preshevës.  Shkruan: Albinot Maloku albinot maloku Lugina e Preshevës ka një hapsirë prej 1250 km², në të cilën deri në vitet e ’90 jetonin mbi 100 000 banorë shqiptar. Diskriminimi shtetrorë serb ndajë popullatës shqiptare në këto anë, ka rezultuar që për më se një dekadë ky rajon të zbrazet me një shpejtësi të madhe. Aktualisht në Luginën e Preshevës jetojnë diku rreth 70 000 banorë, ku komuna e Medvegjës numron më pak se 400 banorë autokton shqiptarë. Në vitin 1992, shqiptarët autokton mbajtën me 1 dhe 2 mars referendumin për një autonomi teritoriale-politike e kulturore në Luginën e Preshevës, me të drejtë bashkimi me Kosovën. Në këtë referendum votuan 99% e popullatës së këti rajoni. Lufta e vitit 2001., mes forcave militare e paramilitare të shtetit serb dhe Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, bëri që të ndodhë një dyndje e madhe e shqiptarëve nga këto anë. Me 12.02.2001 në fshatinë Konçul të Komunës së Bujanocit, me intervenimin e bashkësisë ndërkombëtare u nënshkrua Marrëveshja për armëpushim në Luginë të Preshevës. Në emër të faktorit ndërkombëtar, Marrëveshjen e nënshkroi i dërguari i NATO-së Piter Feith, kurse në emër të shqiptarëve komandanti i përgjithshëm i UÇPMB-së, Shefket Musliu. Këtë Marrëveshje nuk e nënshkrojë kurr pala serbe. Dy ditë pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje tinëzisht vritet Ridvan Qazimi, alias komandant Lleshi. Shteti serb edhe sot kur jemi në shekullin XXI, ende mbanë qëndrim të vjetërsuarë ndajë popullatës shqiptare. Qytetarët shqiptar të Luginës nuk janë ende të barabart me qytetarët tjerë në Republikën e Serbisë.   Politika shqiptare në Luginë të Preshevës Prej pas mbarimit të luftës e këndej, faktorizimi politik i shqiptarëve të Luginës së Preshevës kishte një lëvizje nga përparimi. Situata reale dhe pozita e shqiptarëve sot në Luginë të Preshevës nuk mundë të vlerësohet si e kënaqshme, edhe për kundër faktit se shqiptarët kanë një pozicion më të volitshëm se sa para vitit 2001. Komuna e Bujanocit dhe e Preshevës udhëhiqen nga parti politike shqiptare, por në raport me qeverinë qendrore në Beograd, të dy komunat janë edhe opizitë politike edhe opozitë nacionale. Tentimi i partive politike shqiptare për avancim dhe zgjidhje të problemeve përmesë proceseve demokratike në Luginë, haste shumë pak në përkrahje të qeveritarëve të shtetit serb. Me incidente dhe aksione negative të cilat i ndërrmerr Serbia, synonte prishjen e çdo të arriture politike në Luginë. Me intervenimin e faktorit ndërkombëtar qeveria e Serbisë formojë një organ të ashtuquajtur Trupi koordinues, përmes të cilit është tentuar të zgjidhen problemet në Luginë të Preshevës, mirëpo gjiththerë pasukses. Këtë organ kohë pas kohe liderët e partive politike shqiptare e bojkotonin, për shkak se vullneti politik i Beogradit nuk shkonte në drejtimin e duhur. Faktori nderkombëtar sygjeron shqiptarët të ulnin tencionet, ndërsa presionet që shkojnë në drejtim të Beogradit derdhën në vesh të shurdhur. Për një përmirësim të pozitës së shqiptarëve do të ishte i domosdoshëm dhe shumë i nevojshëm unifikimi i faktorit politik shqiptar të Luginës. Ky unifikim në momente krizash për shqiptarët atje shfaqet, si tip u grupit të unitetit ad hoc. Shqiptarët në Luginë të Preshevës organ tjetër kombëtar e kanë edhe Këshillin Kombëtar të shqiptarëve si dhe mbledhjet e kohëpaskohshme të Kuvendarëve të Kuvendeve Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Këshilli kombëtar luan rolin e një mekanizmi politiko-juridik me qëllim të përparimit të të drejtave të shqiptarëve të Luginës. Krejt në fund do të mund të konkludojmë se, përderisa BE nuk hapë një zyre në Luginë të Preshevës me përfaqësues të posaçëm, është i pa imagjinuar dialogu dhe marrëveshja e mirëfilltë mes shqiptarëve dhe Beogradit.   Siguria dhe të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës Me 2001. në fshatin Konçul të Komunës së Bujanocit me një marrëveshje të nënshkruar nga UÇPMB në njëren anë dhe në anen tjetër nga faktori ndërkombëtar pozita e Luginës së Preshevës ndryshojë, nga një pozitë skajshmërisht e keqe në diçka më pak të keqe!  Interesimi nga faktori ndërkombëtar për këtë rajon të banuar me shqiptar arriti kulminacionin, sidomos gjatë konfliktit të armatosur në mesë të popullatës shqiptare dhe shtetit të Serbisë. Mirëpo ky interesim, varësisht nga situatat, pësojë një ndryshueshmëri. Lufta në Luginë ndodhi si pasojë e diskriminimit dhe padrejtësive të bëra nga shteti serbë ndajë shqiptarëve autokton. Të shtyrë në një pozicion mjaft të palakmueshëm, shqiptarët autoktonë të udhëhequr nga Ushtria Çlirimatre për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc më armë kërkuan të drejtat e tyre. Siguria dhe të drejtat e qytetarëve shqiptarë të Luginës nuk janë si të qytetarëve të tjerë në Serbi. Kushtetuta dhe ligjet të cilat janë në fuqi në Republikën e Serbisë ende bëjnë diskriminim ndajë shqiptarëve autokton të Luginës. Sigurinë në Luginë të Preshevës, përveq xhandarmërisë e kërcënojnë edhe deklaratat e ministrit të punëve të brendëshme dhe të kryeministrit të Serbisë Ivica Daçiq. Vazhdim i kësaj ishte edhe rasti i heqjes së lapidarit të UÇPMB-së nga Sheshi i Dëshmorve përball Komunës së Preshevës. Presionet të cilat në mënyra të ndryshme vinë nga Beogradi, bëjnë që shqiptarët e shpërngulur, sidomos nga komuna e Medvegjës, të mos kthehen në vatrat e tyre. Medvegja është tani një vend i tjerrë, ka shumë pak shqiptarë, diku afër 400. Arrestimet spektakulare të shqiptarëve të bëra nga forcat e Ministrisë së Brendëshme të Serbisë, vërtetuan qëndrimin e vjetërsuar të Serbisë ndajë shqiptarëve. Prokuroria për krime të luftës akuzoj grupin e njohur si “Grupi i Gjilanit” për gjoja krime të luftës kundër civilëve serb dhe të tjetër në rajonin e Gjilanit pas hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, e të cilat janë vërtetuar si të paqena edhe nga ana e EULEX-it. Xhandarmëria dhe forcat e ndryshme militare të cilat janë stacionuara në Luginë të Preshevës, me të madhe u ofrojnë qytetarëve pasiguri. Edhe pse marrëveshja e Konçulit parashihte demilitarizimin e Luginës, kjo gjë nuk ka ndodhur. Sot, prezenca enorme e forcave militare sjell shqetësim te qytetarët shqiptarë të Luginës. Të drejtat kolektive të shqiptarëve në Luginë të Preshevës mund të vlerësohet se kanë ngecje ose nuk kanë lëvizur fare, prej pozicionit para vitit 2001. Në të drejtat kolektive të njeriut të cilat shkelen në Luginë janë ato në fushën e arsimit, të përdorimit të simboleve kombëtare, në fushën e përfaqësimit në institucionet shtetërore. Shqiptarët e Luginës ende nuk kanë të drejtë në arsimin sipëror në gjuhen e tyre. E dyta, që është edhe më flagrante, shqiptarët janë i vetmi komunitet në Serbi që nuk ka të drejtë të përdorë simbolet e saja kombëtare.   Mediat shqiptare në Luginë të Preshevës Gjatë konfliktit të armatosur Lugina e Preshevës ishte e përfshirë nga mediat rajonale dhe botërore, ndërsa pas vitit 2001., interesimi medial për këtë rajon pati rënje. Sot, Lugina e Preshevës është pak e prezentuar në mediat qendrore të Serbisë, kurse me një intenzitet më të shtuar në mediat shqiptare në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni. Në Luginë të Preshevës prej përjudhës së pas konfliktit janë themeluar disa media të cilat përmbajnë program në gjuhën shqipe. Për Luginën informojnë mediat lokale, siç janë radiot dhe televizionet, më pas revista javore “Përspektiva”, por edhe mediat elektronike në internet siç janë presheva.com, kosovalindore.com, titulli.com, preshevajone.com, bujanoci.net etj. Imaxhinari kolektiv në Serbi, duke ju falenderuar mediave republikane dhe politikës antishqiptare të shtetit, për Luginën e Preshevës apsorbon vetëm informata negative. Qytetarët shqiptarë në televizionin shtetror serbë nuk kanë program në gjuhën e tyre, dhe për të ndryshuar këtë pozicion Beogradi zyrtar as që qanë kokën. Komuna e Preshevës dhe ajo e Bujanocit janë themelues të dy televizioneve publike lokale në këto komuna. Televizioni i Bujanocit dhe Televizioni i Preshevës janë transmetuesit të cilët si themeltar kanë komunën dhe paraqesin program kryesisht në gjuhën shqipe. Në Luginë përveç televizioneve publike ekzistojnë edhe televizionet private. Është Televizioni Aldi në Preshevë dhe Televizioni Spektri në Bujanoc. Këto televizione bëjnë program në gjuhën shqipe. Për ngjarjet e rëndësishme të cilat ndodhin në Luginë të Preshevës përmes korrespondentëve të tyre mediat shqiptare, çofshin ato vizive apo të shkruara në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni sjellin informacione për audiencën e tyre. (Qëndrimet e shprehura në këtë shkrim janë personale)
Kosova "Made in Albania"
Paradoksi i nacionalizmit të Sali Berishës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration