Lokale
Shqiptarët në Bujanoc janë shumicë përkundër pakënaqësive të serbëve lokal
Kërkesa e të ashtuquajturit Këshill Nacional Serb dhe disa organizatave joqeveritare serbe, për të regjistruar shqiptarët në Komunën e Bujanocit, nën dyshimin se shqiptarët nuk janë shumicë në këtë komunë, meqë sipas tyre ata kanë bojkotuar regjistrimin e fundit, ka ngjallur reagimet e faktorit shqiptarë.
[caption id="attachment_50799" align="alignleft" width="300"] Galip Beqiri, kryetar i KKSH-së[/caption]
Kjo kërkesë sipas Kryetarit të Këshillit Kombëtarë Shqiptarë, Galip Beqiri, është provokim i radhës i faktorit serb në këtë komunë, kur sipas tij dihet se më se 2/3 e shqiptarëve të Luginës jetojnë në Bujanoc.
"Në Bujanoc shumica është shqiptare dhe e tillë do të mbetet në cilin do regjistrim, sikur që shqiptarët do të jenë shumicë edhe në Preshevë e Medvëgjë"-ka thënë Beqiri për RTK-në.
Nga ana tjetër njeriu i parë i Kuvendit në Bujanoc, Jonuz Musliu, ka ftuar përfaqësuesit e organizatave të pakënaqura serbe, me numrin shqiptarëve në këtë komunë për të verifikuar gjendjen në vetë Kuvendin Komunal, në të cilin nga gjithsejtë 41 këshilltarë sa i ka Kuvendi 30 janë shqiptarë.
[caption id="attachment_48375" align="alignright" width="276"] Jonuz Musliu, kryetar i Kuvendit Komunal-Bujanoc[/caption]
"Ndryshimi i demografisë së Bujanocit po bëhet nga policia serbe e cila po i shlyen banorët shqiptarë nga evidenca, ndaj aty po trimërohen organizatat e tilla serbe që të shprehin punën e policisë serbe se gjëja shqiptarët janë më pak në Bujanoc. Kjo më së miri shihet në Kuvend ku nga 41 këshilltarë 30 janë shqiptarë”-është shprehur Musliu.
Vendimi për bojkotimin e regjistrimit të popullatës shqiptare të ndërmarrë nga Qeveria serbe në vitin 2011, ishte i natyrës politike dhe i marrë unanimisht nga faktori politik shqiptarë në Luginë. Kjo për shkak të mos zgjidhjes së kërkesave të shqiptarëve të kësaj zone, kreu serb.
Ndërkohë, si pasoj e bojkotit të regjistrimit, qeveria serbe ka ndërmarrë disa masa restriktive ndaj shqiptarëve të këtushëm sidomos në ndarjen e buxheteve. Ndërsa propaganda serbe asnjëherë nuk është ndaluar së proklamuar gjëja numrin më të vogël të shqiptarëve në Bujanoc në krahasim me numrin e serbëve.
Shqiptarët në Bujanoc në vitin 2002, pas përfundimit të kryengritjes së armatosur, për herë të parë kanë marrë pushtetin, ndërkohë që përfaqësimi në Kuvendin Komunal është rritur gjithnjë në favor të shqiptarëve./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!