Kolona ne kufirin Konçul – Dheu i Bardhë
Lokale

Kolona ne kufirin Konçul – Dheu i Bardhë

14.Jul.2013 14:11
0
Fundjavat me kolona janë kthyer në pikën kufitare mes Serbisë dhe Kosovës te Dheu i Bardhë Qindra makina janë duke pritur në këtë pikë kufitare për të kaluar në territorin e Kosovës. Për shkak të procedurave kufitare që duhet të kalojnë dhe fluksit në rritje të makinave, në kolonë po pritet nga dy deri në tre orë. Një numër i konsiderueshëm i automjeteve është me targa nga vendet perëndimore, mirëpo nuk mungojnë as makina me targa të Bujanocit dhe Vranjës. Fundjavave të ardhshme pritet që numri i mërgimtarëve që kthehen për pushime në vendlindje të jetë edhe më i madh, që nënkupton edhe kolona dhe pritje edhe më të gjata se ditën e sotme./Titulli.com/
Shqiptarët në Bujanoc janë shumicë përkundër pakënaqësive të serbëve lokal
"Shqiptarët e Luginës të kenë policinë e vet, komandantët dhe Gjykatën e Apelit"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration