Lokale
Halimi: Lugina peng i raporteve Kosovë-Serbi
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Riza Halimi, ka vlerësuar se shqiptarët e Luginës së Preshevës janë duke mbetur peng i normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Lugina e Preshevës gjatë gjithë kohës është duke mbetur peng i raporteve të ngrira apo të tensionuara në mes të Prishtinës dhe Beogradit. Këto raporte janë duke ndikuar në Luginë”, ka thënë Halimi për Epoka e Re.
Në këtë kontekst, ai ka kërkuar nga Prishtina dhe Beogradi që sa më shpejtë të implementojnë marrëveshjen e arritur më 19 prill në Bruksel.
“Përshpejtimi i zbatimi të marrëveshjeve do t’i kthente shpresat për një jetë normale edhe në këto treva etnike shqiptare”, ka deklaruar Halimi, i cili është optimist se pas zgjidhjes së problemit të veriut Qeveria e Kosovës do të interesohet më seriozisht për Luginën e Preshevës. /Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!