Lokale
"Shqiptarët e Luginës të kenë policinë e vet, komandantët dhe Gjykatën e Apelit"
Kryetari i Kuvendit të komunës së Bujanocit, Jonuz Musliu, ka deklaruar se qëndrimi i Lëvizjes për Progres Demokratik,në krye të cilës është, qëndron në faktin se përfaqësuesit e komunës së Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës, duhet të kenë trupin e njëjtë si serbet e veriut të Kosovës, që kanë formuar kohë më parë të ashtuquajturin "Kuvendin e Krahinës së Kosovës dhe Metohisë"-njofton Beta.
Musliu i cili ishte kryesues në seancën e fundit të kuvendit të gjithë këshilltarëve shqiptarë nga komuna e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, që në fillim të vitit është zhvilluar në Preshevë, deklaroi për agjencinë Beta se kanë filluar bisedat mes partive shqiptare të jugut të Serbisë për thirrjen e seancën së re të atij kuvendi në të cilin do të debatohej për ri emërimin e atij trupi.
Sipas fjalëve të tij kërkimi i reciprocitetit në raport me serbet në veri të Kosovës mes tjerash qëndron në faktin dhe kërkesën që edhe “Shqiptarët në Preshevë dhe Bujanoc duhet të kenë policinë e vet, komandantin e policisë dhe Gjykatën e Apelit”./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!