Nisë ndërtimi i ambulancës në Letovicë (video)
Lokale

Nisë ndërtimi i ambulancës në Letovicë (video)

12.Jul.2013 23:29
0
Fshati shqiptar me rreth 1650 banorë pas 99 ditëve të punës do të ketë ambulancës e shumë kërkuar. letovice-arifi-1Në mënyrë solemne sot në fshatin Letovicë të komunës së Bujanocit është vendosur gurthemeli për ndërtimin e kësaj shtëpie shëndeti që do t’i vie në ndihmë pacientëve të këtij vendbanimi. Në hapjen e punimeve sot në Letovicë përveç banorëve qëndruan edhe përfaqësues të administratës lokale, të udhëhequr nga kryetari i komunës Nagip Arifi, i cili para mediave tha se me ndërtimin e ambulancës banorëve po i ofrojmë edhe shërbimin i cili i kishte munguar për shumë vite këtyre banorëve. “Këtë që e kemi premtuar vitin e kaluar sot po bëhet realitet. Shpresojë që kjo ambulancë me ato parametra që i ka do të përfundojë në afat, ndërsa ekzekutuesi i punimeve do t’i përmbahet edhe kualitet të paraparë”, tha me këtë rast kryetari i Komunës së Bujanocit Nagip Arifi.letovice-arifi-2 I kënaqur me fillimin e punimeve ishte sot edhe Agim Haliti, drejtor i Drejtoratit për Ndërtim në Bujanoc, i cili mes tjerash tha se me ndërtimin e këtij objekti në aspektin e sigurimit të shërbimeve mjekësore do të realizohet ëndrra e disa mjekëve, ndërsa gjeneratave të ardhshme do t’i shërbejë duke e rritur kualitetin e shërbimit mjekësor. Një gëzim të madh për ndërtimin e këtij objekti e shprehën edhe banorët e Letovicës, të cilët ndihmën e tyre mjekësore vazhdojnë ta marrin në ambulancën e Nesalcës, apo shtëpinë e shëndetit në Bujanoc. Projekti për ndërtimin e ambulancës kushtonë 7 milionë e 200 mijë dinarë (pa tvsh), ndërsa punët kryen kompania “Buja Bau”./Titulli.com/ http://youtu.be/3JZpTp_b6Wk
"Shqiptarët e Luginës të kenë policinë e vet, komandantët dhe Gjykatën e Apelit"
Fillon ndërtimi i urës në Tërnoc (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration