Shqiptarë e serbë në aksion për ruajtjen e ambientit (foto)
Lokale

Shqiptarë e serbë në aksion për ruajtjen e ambientit (foto)

17.Oct.2013 15:50
0
Nxënësit e shkollës së mesme “Sezai Surroi” dhe “Sveti Sava” nga Bujanoci, në qendrën e qytetit sot zhvilluan aksionin për vetëdijesimin  e qytetarëve për ruajtur ambientin jetësor Gjatë këtij aksioni pjesëmarrësit e rinj kanë shpërndarë material rreth mirëmbajtjes së ambientit, projekt ky i cili po realizohet nga programi EU Progres në bashkëpunim me agjencinë konsultative “Executive Group” dhe shoqatën e qytetarëve “Generator” nga Vranja. “Qëllimi i kampanjës është para se gjithash ngritja e vetëdijes për mbrojtjen e ambientit jetësor. Me këtë kampanjë synojmë që të i nxisim qytetarët të mendojnë ndryshe lidhur me mbeturinat dhe menaxhimin e tyre”, tha të enjten Radule Ristoviq – Koordinator i lartë për Jugun e Serbisë nga EU-Progress, raporton Titulli. Bujanoc-ambienti-3 Nxënësit apelojnë dhe theksojnë që të marrin iniciativa që do të ishte në mbrojte të mjedisit jetës për një ambient dhe pastërti të qytetit. Bastri Memeti, bashkëpunëtor i pavarur për mbrojtjen e mjedisit pranë komunës së Bujanocit me këtë rast tha se kjo komunë është angazhuar rreth grumbullimit dhe riciklimit të mbeturinave. “Konkretisht tani mund te them se është bërë sajimi i deponisë së qytetit dhe është fituar projekti për stacionin transferues që është në kuadër të planit regjional të menaxhimit me mbeturina. Vitet e fundit është zgjidhur edhe problemi me mbeturinat e hekurit pasi në këtë komunë operojnë katër deponi për grumbullimin e këtyre mbeturinave. Sa i përket plastikës ka të interesuar që të bëhet dhe riciklimi saj dhe do të shohim mundësin e zgjedhjes së këtij problemi”, u shpreh Basri Memeti. Bujanoc-ambienti-1 Gjatë kampanjës në muajt e ardhshëm do të organizohen aksionet e pastrimit dhe grumbullimit të mbeturinave, dhe organizimet nëpër rrugë ku pritet pjesëmarrje e lart e qytetarëve, si dhe një varg trajnimesh, në mënyrë që qytetarët e komunave të përzgjedhura të stimulohen të krijojnë një ambient ku mbrojtja e mjedisit jetësor do të jetë një prioritet zhvillimor i çdo komuniteti lokal. Në këtë aksion të ndërmarrë nga organizatat e mësipërme do të përfshihen komunat: Bujanoc, Preshevë, Medvegjë, Vranjë, Leskovc dhe komuna e tjera të kësaj pjese të Serbisë. Projekti do të zbatohet nën mbështetjen financiare të unionit Evropian dhe Qeverisë së Zvicrës nëpërmjet programit për partneritet me komunat – EU Progres, në bashkëpunim me agjencinë konsultative Executive Group dhe Shoqatën e qytetarëve “Generator” nga Vranja./Titulli.com/   ------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
259 kandidatë për të mësuar gjuhën serbe, të enjten testimi fillestar
QSA ndan mish të kurbaneve për 400 familje në nevojë (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration