Lokale
259 kandidatë për të mësuar gjuhën serbe, të enjten testimi fillestar
Shkolla e gjuhës serbe e organizuar nga shërbimi i Trupit Koordinues (TK) për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të enjten do të mbajë testimin fillestar për kandidatët e paraqitur.
Sikurse vitin e kaluar edhe këtë vit nuk ka munguar interesimi për të ndjekur Shkollën e gjuhës serbe pa pagesë në komunën e Bujanocit dhe Preshevës.
Sipas njoftimit të shërbimit të TK-së të gjithë kandidatët të cilët kanë aplikuar do t’i nënshtrohen testimit fillestar në bazë të cilit do të vlerësohet niveli i njohjes së gjuhës serbe dhe do të formohen grupet.
Për të ndjekur këtë kurs janë paraqitur gjithsejtë 259 kandidatë, 90 nga Presheva dhe 169 nga komuna e Bujanocit, transmeton Titulli.
Testimi fillestar për këta kandidatë do të organizohet të enjten (24 tetor).
Kandidatët e komunës së Preshevës testimit do t’i nënshtrohen në hapësirat e shkollës “Ibrahim Kelmendi” në ora 10; listën e kandidatëve dhe orarin e testimit mund ta merrni këtu.
Kandidatët e komunës së Bujanocit testimit do të i nënshtrohen në hapësirat e reja të paraleles së fakultetit Ekonomik, në orën 13h dhe në orën 14:15 minuta; listën e kandidatëve dhe orarin e testimit mund ta merrni këtu dhe këtu.
Rezultatet e testimit dhe grupet e formuara për mësimin e gjuhës serbe do të publikohen në faqen zyrtare të Trupit Koordinues një ditë pas mbajtjes së testimit, ndërsa ky kurs i gjuhës serbe orët e saj do t’i fillojë të shtunën dhe të dielën, më 26 dhe 27 tetor.
Shkolla e gjuhës serbe do të zgjasë deri në muajin mars të vitit 2014-të./Titulli.com/
----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!