QSA ndan mish të kurbaneve për 400 familje në nevojë (foto)
Lokale

QSA ndan mish të kurbaneve për 400 familje në nevojë (foto)

16.Oct.2013 23:13
0
Qendra e  Solidaritetit dhe Avancimit (QSA) me rastin e festës së Kurban Bajramit ka bërë therjen e kurbaneve brenda kornizave të projektit “Shporta e Kurban Bajramit”   “Tani më në mënyre tradicionale ky projekt është bërë pjesë e aktivitetit të QSA-së,  si një përkujtim ndaj të madhit  Zot të Lartësuar që e bëjnë të gjithë myslimanët anë e mbanë botës, ku me këtë çast ky mish i therur në emër të Zotit të Madh i ndahet të gjithë skamnorëve, duke shtuar harmoninë mes vete si popull dhe duke shtuar përkushtimin ndaj fesë së Zotit të Vetëm”, njofton QSA me seli në Preshevë rreth projektit të “Shportës së Kurban Bajramit”. QSA-kurbanet-3 Kjo organizate ka therë shtatëmbëdhjetë lopë dhe katër dele (123 kurbane), të ardhura një pjesë nga organizata “Muslimehelfen” nga Gjermania dhe pjesa tjetër kurbane të ardhur prej bashkatdhetarëve pranë qendrave të QSA-së në Evropë dhe qytetarë vendas të Luginës. Mishi i therur iu shpërnda mbi 400 familjeve nevojtare në të gjitha vendbanimet (Bashkësite Lokale) të dy komunave, Preshevë dhe Bujanoc duke u ndarë derë më derë nga aktivistët e QSA-së sipas listës së të përzgjedhurve. “Shpresojmë me këtë që sadopak kjo të ketë ndikuar në aspektin humanitare duke ditur rrethanat se si po jetojnë ato familje në halle dhe skamje. Shprehim mirënjohje të veçantë organizatës “Muslimehelfen” që na ndihmoi në këtë projekt, bashkatdhetarëve dhe qytetarëve tanë që i therën kurbanet për mes qendrës tonë”, shkruan në njoftimin QSA-së. QSA-kurbanet-1 Drejtuesit e kësaj organizate falënderojnë stafin e vet i cili me një mundë të jashtëzakonshëm arriti ta përmbyll me sukses këtë projekt në formën më të mirë, duke shprehë respekt për bashkëpunëtorët të cilët patën durim për ta bërë sa më mirë këtë punë. “E Lusim Allahun e Madhërishëm që ta ketë pranuar këtë sakrificë secilit që ka zbatuar këtë normë fetare Islame. AMIN!”, përfundon QSA./Titulli.com/
Shqiptarë e serbë në aksion për ruajtjen e ambientit (foto)
Materniteti në Preshevë pa ndihmën e kryeministrit Rama
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration