Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë
Lokale

Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë

13.Jun.2014 19:33
0
Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë, në Programin e saj të punës për vitin 2013 planifikoi veprimtari dhe aktivitete të bollshme dhe të shumëllojta. Qëllimi i saj ishte identifikimi, evidentimi, regjistrimi i trashëgimisë kulturore dhe asaj natyrore, ndërsa misioni i saj ishte mbrojtja dhe  ruajtja e kësaj trashëgimie si dhe kultivimi i veprimtarisë kulturore në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.   [caption id="attachment_97154" align="alignleft" width="300"]Shkruan : Xhemaledin SALIHU Shkruan : Xhemaledin SALIHU[/caption] Kështu Shoqata për Trashëgimi dhe krijimtari kulturore, në fillim të vitit hartoi projektin: „Trashëgimia e Bujanocit është edhe e jona“, me të cilin u aplikua në konkursin e Fondacionit për Shoqëri të Hapur në Beograd. Projketi u vlerësua cilësor dhe kaloi në Këshillin drejtues të këtij Fondacioni. Projektin e përmendut e mori përsipër ta financojë  Fondacioni i përmendur. Realizimi i projektit “Trashëgimia e Bujanocit është edhe e jona” filloi më 15 tetor 2013 dhe zgjati deri më 30 prill të vitit 2014. Qëllimet kryesore të projektit ishin: 1.Hulumtimi dhe mbledhja permanente dhe sistematike e të dhënave dhe dokumentacionit të vlerave të Trashëgimisë kulturore dhe asaj natyrore në teren, gjegjësisht në të gjitha vendbanimet e komunës së Bujanocit dhe 2.Edukimi i popullatës locale për ruajtjen, mbrojtjen dhe kultivimin e trashëgimisë kulturoe dhe natyrore.   Realizimi i projektit zgjati 6 muajë, u zhvillua në 6 etapa. Etapa e parë u zhvillua prej 15 tetorit deri më 31 dhjetor të vitit 2014, në hulumtimin, identifikimin, mbledhjen dhe evidentimin e vlerave të trashëgimisë kuklturore dhe asaj natyrore në vendbanimet e komunës së Bujanocit. Në fillim të realizimit të projektit hartuam planin operativ të vizitave të ekipit hulumtues në teren, gjegjësisht nëpër të gjitha vendbanimet e konunës së Bujanocit. Planin operativ e hartuan koordinatori i projektit:Xhemaledin Salihu, hulumtuesi kryesor i projektit: Rexhep Kadriu dhe asistenti i koordinatorit të projektit Nehat Ramizi. Me planin operativ të hartuar planifikuam 24 vizita/ditë/ nëpër vendbanimet e komunës së Bujanocit, të cilat vizita ndoshën kryesisht të mërkurën, të shtunën dhe të dielën, përshkak të nxënësve dhe mësimdhenësve, anëtarë të ekipit hulumtues. Me këtë plan operativ përfshim dhe vizituam 43 vendbanime prej 58 vendbanimeve të Bujanocit sa ka kjo komunë. Poashtu formuam dhe organizuam ekipet hulumtuese prej tetë/8/ anëtarëve, të cilat gjatë realizimit të projektit delnin në teren. Ekipi hulumtues ishte i përbërë : Xhemaledin Salihut, koordinator kryesor, Rexhep Kadriut, hulumtues kryesor, Nehat Ramizit, asistent i koordinatorit, Musli Limanit, hulumtues, Mustafë Ahmetit, evidentist dhe matës i pozitës gjeografike të vlerave të trashëgimisë kulturore dhe natyrore, hulumtuesve të çdo vendbanimi ku ishim në vizitë, Bardh Mehmetit, kamerman, Argëtim Emini, fotograf dhe dy vozitësve: Nexhati Rrustemi dhe Rexhep Kadriu.Kështu ekipet hulumtuese në teren përfshin në realizimin e këtij projekti 35 anëtarë, në mesin e të cilëve kryesisht ishin të rinjë dhe të pa punë. Poashtu ekipet hulumtuese në përbërjen e tyre patën edhe profesorë, Rexhep Kadriun, arheolog amator dhe anëtar të Shoqatës së Numizmatikëve të Serbisë, ekonomista, nxënës, të pa punë e tjerë.   Enti për mbrojtjen e monumenteve kulturore në Nish ka hartuar Listqn prej 183 vlerave të Trashëgimisë kulturore dhe natyrore për komunën e Bujanocit, ndërsa Ekipet hulumtuese evidentuan 449 vlera të Trashegimisë kulturore dhe asaj natyrore në komunën e Bujanocit. Koordinatori, hulumtuesi kryesor dhe asistenti, në fillit të nisjes së realizimit të projektit hartuan Listën e vlerave të Trashëgimisë kulturore dhe asaj natyrore prej 437 vlerave, mirëpo ekipet hulumtuese në terren hulumtuan, identifikuan dhe evidentuan siç u tha më lartë, 449 vlera/pika/ të Trashëgimisë kulturore dhe asaj natyrore: objkete arkeologjike, xhamia dhe kasha, nekropole, busta, përmendore e tjerë. Etapa e tretë : Përcaktimi i pozitës gjeografike të vlerave të trashëgimisë kulturore dhe natyrore është dashur të realizohet prej 1 deri më 15 shkurt të vitit 2014, mirëpo përshkak të kohës, periudha dimërore u vendso që edhe kjo etapë të kryhet sëbashku me etapën e parë. Pra, bëmë matjen e pozitës gjeografike për 449 vlera të trashëgimisë kulturore dhe natyrore. Etapa e katërtë: Fotografimi dhe filmimi i vlerave të trashëgimisë kulturore dhe natyrore u bashkua me etapën e parë dhe të tretë dhe kështu fotografuam dhe filmuam shumë material fotografik dhe filmic për 449 vlera të trashëgimisë kulturore dhe natyrore. Kjo etapë është dashur të realizohet prej 16 shkurt deri 30 shkurt 2014. Etapa e pestë: Hartografimi, skicimi dhe grafikonet nga trashëgimia kulturore dhe natyrore e komunës së Bujanocit është realizuar prej 11 mars deri 30 mars 2014, me angazhimin e ekspertëve dhe studentëve që e njohin këtë lëmi. Kështu u punuan 35 harta gjeografike, 35 skica, 29 grafikone dhe 15 video inçizime të trashëgimis kulturore dhe natyrore.   Në fazën e gjashtë dhe të fundit u realizua digjitalizimi dhe skenimi I dokumentacionit dhe të të dhënave nga hulumtimi I terrenit nëpër të gjitha vendbanimet e komunës së Bujanocit, e cila u realizua prej 1deri më 31 prill 2014. Kështu me firmën ITPlus 01 nga Presheva formuam ëeb faqen zyrtare të Shoqatës për trashëgimi dhe krijimtari kulturore, në të cilën janë të vendosura të gjitha shënimet, të dhënat me datobazën në arkivat e faqes: www.shtkk.org. Gjatë realizimit të projektit:”Trashëgimia në Bujanoc është edhe e jona” hasëm në vështirësi të natyrës së  terrenit malor të vështirë, por anëtarët e ekipeve hulumtuese dhanë maksimumin dhe vullnetin e plotë në realizimin e objektivave nga projekti. Megjithë vështirësitë dhe rrugët malore, prapse prap patëm sukses në evidentimin e 449 vlerave të trashëgimisë kulturore dhe natyrore. Poashtu bëmë edhe 3 DVD me video xhirime të vlerave të trashëgimisë dhe  2 DVD me material të plotë të vlerave të trashëgimisë kulturore për komunën e Bujanocit. Në  mars të vitit 2013 doli nga botimi libri i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore : „Dasma shqiptare në Preshevë dhe rrethinë dikur dhe sot“, ndërsa promovimi u bë më 30 mars të po këtij viti. Pjesëmarrës ishin shumica e autorëve të librit dhe dashamirë të librit. Promovimi u përcoll me program kulturor e artistik. Në tetor doli nga botimi libri: „Lugina e Preshevës në Lëvizjen shqiptare gjatë historisë“ i Shoqatës për Trashëgimi, ndërsa promovimi i librit me program kulturor artistik ndodhi më 26 tetor 2013. Më 20 e 21 nëntor 2013, në organizim të Shoqatës dhe Institutit Albanologjik të prishtinës u organizua Konferenca Shkencore: „Presheva, Bujanoci, Medvegja, dje, sot dhe nesër“ ku morën pjesë me kumtesa më shumë se 50 ligjërues të lëmive të ndryshme shkencore. Konferenca arriti rezultate jo vetëm shkencore, por edhe akademike u vlersua nga pjesëmarrësit dhe më vonë nga shtypi. Synimi I Konferencës është ta botojë një libër me kumtesa në gjuhën shqipë dhe angleze. Më 4 dhjetor 2013 Shoqata për Trashëgimi dhe krijimtari Kulturore hapi ëeb faqën e saj ku mund të postohen, por edhe të lexohen aktivitetet e Shoqatës dhe veprimtaria e saj. Më 24 dhjetor 2013 Shoqata për Trashëgimi dhe krijimtari kulturore, në lokalet e saja priti një delegacion të Akademisë Ndërkombëtare Shqiptare nga Tirana, me në krye kryetarin e saj Lisen Bashkurti. Më 28 dhjetor 2013 Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore ishte bashkorganizatore e promovimit të librit: „Ditari i rrugëtimit që mban vulën e shekullit“ të Qenan Hamdiut nga Kumanova, ku kryetari i saj, Z. Xhemaledin Salihu, mbajti fjalën kryesore lidhur me librin në fjalë.   Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore pati edhe takime të tjera me Shoqata, individë, personalitete e kryetarë komunash lidhur me aktivitetin dhe veprimtarine e saj.   Preshevë, më 12 qershor 2014 -
E “sjellë Brazilin” në Bujanoc, jep mesazh sensibilizues (foto)
Reagon zyrtari komunal, Titulli e sqaron...
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration