Reagon zyrtari komunal, Titulli e sqaron...
Lokale

Reagon zyrtari komunal, Titulli e sqaron...

13.Jun.2014 17:21
0
Ose jam i involvuar në korrupsion ose jo, e treta  nuk ekziston… Në një informacion të publikuar të enjten, më 12 qershor 2014 dhe pak sa i ndryshuar në përmbajtje më 13 Qrshor, në portalin  Titulli.com  me titull, Konkursi vazhdon në të “zezë”, larg syve të opinionit!... ndër të tjera është përmendur edhe emri im si dhe është postuar fotografia ime, ndërsa vet teksti ka qenë i sajuar në atë mënyrë që le të kuptohet qartë se edhe unë jam i përfshirë në aferë korruptive si dhe disa etiketimeve tjera. Meqenëse përveç që vi nga sektori privat, ku jam pronar i një kompanie private, në të njejtën kohë jam i angazhuar edhe në sektorin publik, konkretisht në Zyren për Zhvillim Ekonomik Lokal si koordinator për ndërmarrje të vogla dhe të mesme, kështu që e kam parë si obligim që të reagoj ndaj  pohimeve të paraqitura në tekstin e sipër përmednur dhe të njoftoj opinionin për diçka që mendoj se ka rëndësi. Në shoqëritë e civilizuara demokratike, në këso raste, është obligim të japësh llogari para opinionit, që rezulton me pranimin e veprës për çka akuzohesh në mënyrë publike, më pas paraqitjen  e dorëheqjes  dhe dhënien e përgjegjësisë para drejtësisë, ose je i shtrënguar të dëshmosh të kundërtën, poashtu përmes rrugës ligjore dhe kërkimit të përgjegjësisë nga dikush që je i akuzuar pa të drejtë. Pra, është me rëndësi që rasti të zbardhet deri në fundë përmes rrugës dhe mekanizmave ligjor dhe poashtu pa i përjashtuar edhe zakonet tona shqipëtare për shkak se neve e kemi traditë se nuk mundesh ta akuzojsh askend për vjedhje pa i pasur edhe faktet, e aq më pak edhe publikisht. Por,me këtë rast,  duke dashur që kjo të kuptohet si fazë e nisjes së procedurës juridike pran organeve të hetuesisë, shërbimi për krime ekonomike pran stacionit policor në Bujanoc dhe gjykatës kompetente. Për fillim duke e kompletuar dokumentacionin e nevojshëm, ate të datës 12 Qershor dhe tjetrin i cili ishte në formë të ndryshuar dhe më të zbutur të datës 13 Qershor, dhe duke e përkthyer të njejtin vetëm se shkurtimisht desha ti sqaroj opinionit se, jo që as nuk jam anëtarë i komisionit për ndarjen e mjeteve për OJQ që është temë  në tekstin e portalit Titulli.com por as që e kam ditur se është shpallur një konkurs i tillë para se ta kisha lexuar po te portali titulli.com dhe çka është më me rëndësi se realizimi i këtij konkursi ishte në fazën e marjes të formularve, paraqitjes të aplikacuioneve dhe shumë larg nga akti final i vendosjes të përzgjedhësve të përfituesve të mjeteve finansiare për çka është në kompetenca të komisionit përkatës të autorizuar. Andaj, sa për fillim, le të gjykoj opinioni se a është kjo korrupsion apo jo, kurse në ditët në vijim mbrojtësit e mi juridik do ta e kryejn punën e vet profesionale rreth këtij rasti për çka edhe opinioni do të jetë i njoftuar me kohë për epilogun përfundimtar! Bujanoc, 13 qershor 2014                                    Me respekt, Nexhat Behluli   **************************************************************************************************************************************************************************************  SQARIM:   Portali informativ Titulli sqaron Nexhat Behlulin por edhe opinionin e gjerë se mediumi në fjalë që nga fillimi (hapja e konkursit për OJQ) ka përcjell mbarëvajtjen e konkursit, derisa në të njëjtin janë bërë shkelje pas të cilave erdhi edhe deri te anulimi i saj. “Shkelja tjetër” më e rëndë është bërë me vazhdimin në heshtje të konkursit për të cilin nuk ishin njoftuar qytetarët, përderisa Titulli për këtë shkelje të dytë është njoftuar përmes burimeve të saj. Në artikullin “Konkursi vazhdon në të “zezë”, larg syve të opinionit!...”, në të cilin reagon zyrtari Nexhat Behluli, portali informativ Titulli ka fakte të udhëheqësve të OJQ-ve të cilët edhe pas anulimit të tij, sipas tyre me pëlqim të punëtorëve të kësaj administrate kanë dorëzuar dokumentacionin për aplikim. Në mesin e tyre, sipas burimeve tona është i përfshirë edhe i dyshuari Nexhat Behluli, koordinator për ndërmarrje të vogla dhe të mesme pranë Zyrës për Zhvillim Ekonomik Lokal në Bujanoc, i cili ka orientuar “të dashurit” e tij rreth aplikimit në konkursin e anuluar. Involvimin në këtë konkurs, i lartpërmenduri e ka pranuar edhe vetë, në rrjetin social facebook, të cilin në të shumtën e rasteve e përdorë për të fyer qytetarë të ndryshëm në baza personale. involvimi-nexhati Andaj, këtë presion të pushtetit komunal të Bujanocit përmes zyrtarit të saj Nexhat Behluli, udhëheqësitë e Titullit do t’i përgjigjen me dëshmi konkrete, ndërsa të apostrofuarin e ftojmë të jetë i gatshëm që në seancë e gjykatës të përballet edhe me transkriptat telefonike që ka bërë që nga data e hapjes së konkursit për OJQ, e në të cilën ndër të tjera do të dëgjohen qartë se kënd çka e ka porositur rreth konkursit në fjalë. Në këtë shkrim “Konkursi vazhdon në të “zezë”, larg syve të opinionit!...”, gazetari i Titullit nuk ka përmendur fjalën korrupsionin, ndërsa reaguesi në këtë rast manipulon me opinionin duke thënë “se ai duhet të gjykoj se a është kjo korrupsion apo jo”. Kur jemi te tradita, Titulli punon me fakte dhe ato do të gjeni në vendin që e keni zgjedhur vet ju, ndërsa paraprakisht ju paralajmërojmë që të mos habiteni kur t’i dëgjoni fjalitë tuaja që njerëzve të caktuar ia keni thënë vetë. Lusim Nexhat Behlulin që të mos i shtrembërojë informacionet ashtu siç edhe e ka shprehi, pasi shkrimi në fjalë që përfshinë ate, merret me keqpërdorim të pozitës së tij zyrtare dhe assesi me bizneset e tij private.   Me respekt, Portali informativ Titulli.
Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë
Gjenden mjete eksploduese në Turi të Bujanocit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration