E “sjellë Brazilin” në Bujanoc, jep mesazh sensibilizues (foto)
Lokale

E “sjellë Brazilin” në Bujanoc, jep mesazh sensibilizues (foto)

13.Jun.2014 22:41
0
[caption id="attachment_115927" align="alignleft" width="300"]Nagip Taipi Nagip Taipi[/caption] Aktivisti i palodhur nga komuna e Bujanocit edhe njëherë me vetiniciativë merr aksion për sensibilizim të opinionit për ruajtjen e ambientit, me një ide shumë kreative dhe aktuale. Nagip Taipi, autor i obeliskut nga bora NEWBORN, Shtëpisë së Pavarësisë në sheshin e Bujanocit  në shënimin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, si dhe shumë vepra tjera, tani aktiviteti i tij i radhës është punimi i logos së botërorit “Brazili 2014” në kontejner për mbeturina. “Meqenëse jemi me një ngjarje aktuale siç është botërori ‘Brazili 2014’ unë kam punuar logon e këtij botërori. Ky punim që po vendoset në kontejner për mbeturina ka edhe mesazhin për ruajtjen e ambientit”, i tha Titullit, aktivisti Nagip Taipi. Vlen theksuar se artisti nga Tërnoci i komunës së Bujanocit, shumicën e ideve të tij sensibilizuese dhe kreative, në praktikë i realizon pa ndihmën financiare të ndonjë institucioni apo organizate joqeveritare./Titulli.com/ brasil-bujanoc-3 brasil-bujanoc-1
Sali Salihu merr timonin e rinisë së Partisë Demokratike (foto)
Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration