Shkolla e mesme teknike në Preshevë publikon online revistën “7 Marsi” (linku)
Shkolla e Mesme Teknike “Presheva” në Preshevë ka publikuar online revistën periodike "7 Marsi" përmes së cilës ky institucion synon ruajtjen dhe rritjen e nivelit të edukatës dhe arsimit në konkurrencë me veten për çdo vit, transmeton Titulli.com.
“Në këtë revistë periodike do të keni mundësinë të gjeni informacione rreth aktiviteteve të nxënësve dhe arsimtarëve. Në target janë nxënësit, si burim motivimi për të ndërtuar një të ardhme të sigurt për jetën e tyre”, thuhet në njoftimin e kryeredaktorit të revistës, Nazmi Mehmeti.
Ai mes tjerash ka faleminderit shumë nxënës, arsimtarë e prindër për atë që keni bërë dhe po bëni.
“Siç mund ta shihni, shkolla jonë, punën e nxënëseve po e ruan si thesar të çmuar në këtë revistë. Fytyra e nxënësve flet më shumë se çdo fjalë që mund të nxjerrë goja e të rriturve. Ju ftojmë që të lexoni dhe shikoni revistën ku nxënësit shprehin plotë gëzim, lumturi, dituri e shkathtësi praktike”, është shprehur Mehmeti.
Linku revistës për lexim online të revistës "7 Marsi" 2020, Nr.6, të ShMT 'Presheva' në Preshevë: REVISTA '7 MARSI"