Mustafi: Pakica kombëtare shqiptare në Serbi është diskriminuar në 12 vjetët e fundit
Lajme

Mustafi: Pakica kombëtare shqiptare në Serbi është diskriminuar në 12 vjetët e fundit

16.May.2023 18:17
0

Regjistrimi i popullsisë dëshmoi se pakica kombëtare shqiptare në Serbi është diskriminuar në 12 vjetët e fundit, thotë kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në këtë vend, Ragmi Mustafi.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se rezultatet përfundimtare të regjistrimit të vitit 2022, treguan se shqiptarët në këtë vend janë pakica e katërt më e madhe kombëtare. 

Ndryshe nga të dhënat e regjistrimit të vitit 2011, që tregonin se në Serbi jetojnë gjithsej 5.809 shqiptarë, të dhënat e regjistrimit të fundit tregojnë se popullsia e këtij komuniteti përbëhet prej 61.687 banorësh.

Shqiptarët e bojkotuan regjistrimin e mëparshëm, andaj edhe nuk dihej numri real i tyre.

Vendimi për bojkotim ishte marrë pasi formularët për regjistrim ishin shtypur vetëm në gjuhën serbe, me alfabet cirilik.

Si arsye shtesë, përfaqësuesit e shqiptarëve përmendën problemet e pazgjidhura dhe obligimet e paplotësuara të shtetit të Serbisë në zonën ku jetojnë ata.

Por, përfaqësuesit e shqiptarëve bënë thirrje për regjistrim në procesin që u organizua nga autoritetet e Serbisë, vitin e kaluar.

Mustafi thotë se numri i pjesëtarëve të pakicave kombëtare përcakton dhe ndikon drejtpërdrejt në realizimin e të drejtave të tyre.

“Në rastin e pakicës kombëtare shqiptare në Serbi, kjo nënkupton pjesëmarrjen e duhur të shqiptarëve në organet dhe institucionet shtetërore, përkatësisht përfaqësimin e tyre proporcional në polici, gjyqësor, arsim, shëndetësi, doganë, ndërmarrje publike... gjë që nuk po ndodh tani”, thotë Mustafi.

Mustafi thotë se për shkak të bojkotimit të regjistrimit të mëparshëm, në Luginën e Preshevës janë regjistruar vetëm disa mijëra shqiptarë.

Sipas tij, autoritetet në Serbi kanë “abuzuar” me këtë fakt gjatë llogaritjes dhe pagesës së mjeteve buxhetore për vetëqeverisjet lokale, për këshillin kombëtar dhe për subjektet tjera që financohen pjesërisht ose plotësisht nga buxheti i Serbisë.

“Ky regjistrim dëshmon se pakica kombëtare shqiptare ka qenë e diskriminuar në 12 vjetët e fundit edhe për arsyet që ne i kemi vënë në dukje vazhdimisht. Por, Qeveria nuk ka dashur të na dëgjojë, duke iu referuar rezultateve të regjistrimit të vitit 2011, në të cilin ne nuk kemi marrë pjesë”, thotë Mustafi.

Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve, prej vitesh, ankohen për diskriminim, por autoritetet serbe e mohojnë një gjë të tillë./REL/

Ambasadori amerikan Hill: Shqipëria dhe Serbia duke punuar së bashku, kanë bërë ndryshim historik
Arifi: Pezullimi i vendbanimit zbatohet sistematikisht vetëm për pakicën kombëtare shqiptare.
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration