
Bujanoc: Policia arreston të dyshuarin për dhunë familje, i caktohet paraburgimi
Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Bujanoc kanë arrestuar N.A. (1965) nga afërsia e këtij vendi, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit se ka kryer veprën penale të dhunës në familje, thuhet në raportin e policisë, transmeton Titulli.com.
Sipas raportit ai dyshohet se ka sulmuar fizikisht dhe plagosur gruan e tij në shtëpinë e familjes pas një diskutimi të shkurtër.
Policia ndaj të dyshuarit ka shqiptuar të dyja masat emergjente: largim të përkohshëm të autorit nga banesa dhe ndalim të përkohshëm të autorit të kontaktojë dhe afrohet me viktimën e dhunës.
"Të dyshuarit me urdhër të prokurorit publik detyrues të Prokurorisë Themelore Publike në Vranjë i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë, ndërsa me kallëzim penal është dërguar në prokurori", sqaron raportin i policisë.
Gjyqtari për procedurën paraprake në Gjykatën Themelore në Bujanoc i ka caktuar masën e paraburgimit deri në 30 ditë./Titulli.com/